Reshat Arbana për vdekjen e Muharrem Fejzos: U shkëput një gjerdan i kinemasë

Kultura

Reshat Arbana për vdekjen e Muharrem Fejzos: U shkëput një gjerdan i kinemasë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:40
Reshat Arbana

Aktori dhe interpretuesi i njohur, Reshat Arbana vdekjen e mikut dhe kolegut të tij në moshën 87 vjeçare, Muharrem Fejzos e ka cilësuar si një humbje të madhe për artin.

Përveç që i ka bashkuar rrugëtimi kinematografik, ata ishin edhe miq të mirë, duke ndarë edhe një skenë të përbashkët. Madje, Arbana regjisorin Fejzo e cilësoi si “gjerdan të kinemasë shqiptare”.

Më poshtë reagimi i Reshat Arbanës:

“Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare. Me Muharremin, kam luajtur te ‘Fijet që priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktori Arbana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat