Kongresi i Manastirit, ngjarje më rëndësi të madhe për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe

Kultura

Kongresi i Manastirit, ngjarje më rëndësi të madhe për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 07:09
Disa nga pjesëmarrsit e Kongresit të Manastirit

Është ky viti i 112 i një manifestimi të këtij lloji mbarë kombëtar për shqiptarët kudo që jetojnë, i arsimit e i shkollës shqipe dhe kulturës shqiptare mbarë kombëtare.

Dita e 22 Nëntorit të vitit 1908, e Kongresit të Manastirit, është një ditë dhe datë e madhe për arsimin shqip kudo që ndodhen shqiptarët si në trojet etnike shqiptare po edhe në mërgim. Për këtë arsye ia vlen që të shkruhet për këtë ditë të madhe të arsimit shqip, ngaqë arsimi e nxori nga errësira kombin tonë dhe i dha dritë dijes dhe perspektivës së popullit shqiptar. Duke u nisur nga ky aspekt, do të përkujtojmë burrat e mëdhenjë të kombit shqiptar, për ata burra të cilët jo vetem që vun themelet alfabetit të gjuhës shqipe para 112 vjetëve por edhe për faktin se ata biseduan gjerë e gjatë edhe për mundësin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Është ky viti i 112 i nje manifestimi të këtij lloji mbarë kombëtar për shqiptarët kudo që jetojnë, e i arsimit e shkollës shqipe dhe kulturës shqiptare mbarë kombëtare. Kjo ditë shënohet me qëllim që të ngriten më lartë traditat e shkollës kombëtare të çmohen ato figura të nderuara arsimore kulturore dhe historike qe ndihmuan dhe organizuan mbajtjen e Kongresit të Manastirit, roli i të cilëve është i madh në edukimin dhe zhvillimin e gjithanshëm arsimor e kulturor të kombit brez pas brezi e gjeneratë pas gjenerate deri në ditët e sotme.

këndejmi, kurrë mos u harrofshin emrat e atyre 50 delegatëve që morrën pjesë në Kongresin e Manastirit të cilët hartuan alfabetin që jemi duke e përdorur edhe sot si më i thjeshtë dhe më i lehtë si në të shkruar e gjithashtu edhe në të shtypur. Ndër figurat e ndritura që kanë punuar shumë për mbajtjen e Kongresit të Manastirit e që ne duhet ti përkujtojm me respektin më të madh kombëtar janë: Gjergj Fishta, Mithat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda,Hilë Mosi, Shahin Kolonja, Thomas Avrami, Nyzhet Vrioni, G.Cilka, Dh.Buda, B.Topalli, S. Peci, Gj.Qiriazi etj.

Rreth zhvillimeve kulturore dhe kombëtare të Kongresit të Manastirit u ndal edhe shkrimtari ynë i mirënjohur dhe me renome botërore Ismail Kadare i cili gjatë promovimit të veprave të tij ,,E bija e Agamemnonit’’ dhe ,,Pasardhësit’’në Shkup vec tjerash ai thotë ,,Alfabeti i shqipes është i mrekullueshëm, i cili është i përshtatur shumë mirë gjuhes shqipe. Ai i qëndroi kohës, alfabet i përkryer i unifikuar, i bashkuar. Alfabeti i shqipes mbeshtetur në atë ishte rrjedhojë e kulturës latine’’.

Sot, më 22 nëntor 2020, mbushen 112 vjet nga dita e perfundimit të Kongresit të Manastirit, me të cilën u shënua një kthesë thelbsore në historinë e popullit shqiptar e veçanerisht në historinë e Rilindjës Kombëtare Shqiptare. Prandaj kjo datë përfaqson një ngjarje të rëndësishme politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar.

Dëshira për arsimin, për edukim shqiptar, me abetaren tonë të bukur, që u hartua sipas alfabetit të Kongresit të Manastirit për ngritjen arsimore dhe intelektuale, sa e sa herë është thënë, edhe nga të parët tanë se, dija është fuqi, se dija, mësimi janë forcë, dritë që popullin e nxjerr nga robëria dhe i hap portat e lirisë, çlirimit dhe emancipimit. Populli martir i Kosovës, veçmas nga periudhat më të rënda të okupimit serbo-sllav, ka mundur ta kuptonte qartë dhe thellë në shpirt se, një thënje e till është realitet.

Prandaj, në të gjitha periudhat e rrugës sonë të lirisë, pra edhe të rrugës dhe shkoronjave shqipe ata që i prijnë kombit, i kushtuan rëndësi parësore arsimit të popullit, të brezave, që pastaj e qan rrugën e lirisë, deri në Pavarësinë e Kosovës.

Natyrisht, historia më e re e Kosovës, sa i përket arsimit dhe edukimit të popullit ka pasur shumë personalitete , të cilët e kuptuan rolin e dijes, ndaj edhe punuan natë e ditë për arsimin e rinisë shqiptare me alfabetin e Kongresit të Manastirit.

Shumë figura të ndritura të periudhave moderne të kombit, që kishin punuar, vepruar pa u ndalur për arsimin shqip, për shkronjat e Naimit tonë të madh, me alfabetin e Kongresit të Manastirit që ato të rrënjoseshin thellë në shpirtin e fëmijëve, nxënsëve shqiptar ishin shumë figura kombëtare shqiptare që u angazhuan për lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat