Historia dhe lavdia e nëntorit, jehona dhe krenaria e iliro – arbnorit

Kultura

Historia dhe lavdia e nëntorit, jehona dhe krenaria e iliro – arbnorit

Nga: Sali Leka Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:16
Sali Leka

Kombi shqiptar etnik autokton në Gadishullin Ballkanik, ka shumë data historike që duhen kujtuar dhe festuar masivisht dhe pubkilisht me betim dhe gëzim.

Njëra nga këto data shembullore 28 Nëntori 1912, dita e parë e pavarësisë kombëtare “Shpalos flamuri i Skenderbeut në Vlorë Vilajeti i Janinës, mbas 450 viteve pushtim e sundim otoman i Atdheut Arbo-Ilir”.

Katër shekuj nuk u shkrua asnjë fjalë shqip, asnjë emër Arbo-Ilir pellazgjik, por vetëm emra: “Arnautistani otoman në Ballkan” sundimtari sultan anadollak, Shqipërinë Arbnore e quante çiflikun e tij personal dhe në vitin 1845 krahinën e Sanxhakut Dardanisë me kryeqëndër Nishin, ja dorëzoi Serbisë.

Edhe sot Serbia e ka, por neve duhet ta kujtojmë. Është datë historike me ngjarje tragjike.

Nishi vendlindja e ShënKonstandinit Bizantin. Viti 2020 Jubileu 1695 vjetori i Kostandinopojës pellazgjike Bosforike. Edhe 175 vjetori i datës tragjike dorëzimi i Sanxhakut Serbisë. Edhe ngjarjet tragjike duhen kujtuar që most ë mos përsëriten taninë shekullin XXI, dhe në shekullin XXII.

Duhet shkruar dhe treguar, popullsia muslimane e Sanxhakut u shpërngul për në Turqi. Popullsia ortodokse u detyrua të mësojë shkollë serbisht dhe sot nuk dinë asgjë për historinë kombëtare Arbnore.

Në Dhjetor 2020 do të shkruaj për Sanxhakun dhe Nishin, por sot theksoj: Me shumë gëzim, iradin dhe admirim do të kujtoj dhe festoj 108 Vjetorin e Pavarësisë kombëtare ditën e shtunë 28 Nëntor 2020.

Do ta festoj me këngë e poezi bashkë me shokët e mi fisnikë të nderuar dhe kreshnikë të betuar.

Do të vallëzojmë me Flamurin Kuq e Zi me dy shqiponjën dy krenare legjendare, që Skënderbeu e ngriti e valviti në Kalanë monumentale të Krujës Atdhetare shtatëmijë vjeçare. Kruja e Gegnisë kushtrimtare, priti Gjergj Kastriotin Skenderbeun 28 Nëntor 1443.

Edhe kjo datë historike me lavdi eposike shembullore me jehonë e krenari Arbnore, pellazgo Iliro me përmasa botërore.

Po të jetonte Skenderbeu edhe në vitin 1845, Sanxhakun kurrën e kurrës nuk do ta aneksonte Serbia.

Flamuri që ngriti Skenderbeu në Krujë ishte i babait Gjon Kastrioti dhe gjyshit i cili u vra në Fushë Metohi të Dardanisë, sot Fushë Kosovë në qershor 1389 në luftë me ushtrinë otomane.

Flamurin e mori në dorëzim i biri i dëshmorit, Gjon Kastrioti dhe shpartalloi rrethimin otoman.

Në luftën e Fushë Metohisë u vra edhe princi i Serbisë Llazari. Kisha ortodokse Serbo-Sllave Llazarin e lumturoi, e adhuroi SHEJTOR I BEKUAR kurse babain e Gjon Kastriotit, as e kujtuan, as e lumturuan, as e Shejtëruan.

Gjon Kastrioti me banim në Kidna të Dibrës u largua dhe u vendos në qytetin e Krujës vend me pozicion strategjik, për të luftuar, dhe për tu mbrojtur. Edhe krutanët ishin, janë dhe do të jenë njerëz Atdhetarë të nderuar, besnikë të betuar kombëtarë.

Në Krujë luftoi Gjon Kastrioti i biri i Gjergji, Skenderbeu dhe Vrano Konti kreshniku I betuar me djem dhe burra besnikë të Atdheut, Krutanë, Matjanë, Durrsakë, Mirditorë, Lezhjanë, Pukjanë, Zadrimorë, Shkodranë, Ulqinakë, Plavjanë, Tuzjanë.

Luftuan 15 vite përkrah Gjon Kastriotit dhe 25 vite përkrah Skenderbeut fitimtar triumfator shembull dhe model në Ballkan.

Për këto vite historike kombëtare, duhen shkruar dyzet libra me ngjarje të vërteta faktike, ashtu si janë, por kanë shkruar pak: Edhe ato pak libra i kanë mbushur me sajime e trillime monstruoziste si romane meskiniste.

Të shkruash trillime dhe gënjeshtra për historinë kombëtare, është më keq sesa mëkat dhe lrim. Është më gjynah se me vra 2000 njerëz përarsyese: Sajimet dhe trillimet historike bitisin, shkretojnëdhe gremisin jetën e gjallë të dy milion njerëzve.

Kombi Shqiptarë me shtatë milion njerëz në Ballkan, por me gënjeshtrat, trillimet e shtrembërimet kaotike, anti historike, e kanë shkretuar dhe rrënuar dhe akoma duan ta rrënojnë.

Do të shkruaj përsëri për historinë kombëtare Shqiptare, që e kanë sterrosur klikat mizore anti Arbnore katër shekullore.

Sot e kam obligim me i uruar besimtarëve të Atdheut trashëgimtarëve të Skenderbeut 108 vjetorin e Indipendencës kombëtare, por që u sakatua, u gjymtua edhe mbas 28 Nëntorit 1912.

Por nuk duhet me u dekurajuar, as me harruar, as me u dëshpëruar. Në se dekurajohemi dhe dëshpërohemi, harrojmë dhe nuk kujtojmë asgjë të dobishme.

Madje harrojmë edhe me jetuar.

Duhet kujtuar 140 vjetori i dorëzimit Ulqinit, Malit Zi 1880.

Duhet kujtuar jo duke vajtuar, por duke u betuar për komb, Atdhe.

Shënim ekskluziv me fragmente prozaike.

Unë me shokët e mi besimtarë të Atdheut, trashëgimtarë të Skenderbeut, e kemi festuar çdo vit festen shembullore 28 Nëntor dhe festën Hyjnore 25 Dhjetor. Lum ata që i festojnë 28 Nëntorin dhe 25 Dhjetorin.

Lum ata që e kujtojnë e nuk e harrojnë historinë madhështore 125 shekullore Pellazgo-Iliro-Arbnore.

E lashta midis të lashtave në 5 kontinente botërore.

Një fjalë e urtë popullore tradicionale amtare thotë: “MOS KUJTONI SE KAM MBARUAR, POR PO SA KAM FILLUAR”.

Po ashtu edhe unë nuk e kam mbaruar tregimin për ditën e Pavarësisë të Shqipërisë që fillojë me 28 Nëntor 1912 shekulli XX. Ka akoma ngjarje me lavdi eposike, para dhe mbas kësaj. Sa shumë janë munduar, për ta penguar pavarësinë indipendente të kombit Shqëiptarë.

Sa shumë gjak u zbraz edhe në vitet 1913, 1914, 1915, 1916, 1917, 1918 dhe në vazhdim, por nuk janë shkruar.

Për historinë kombëtare Shqiptare, më shumë ka shkruar bota e kulturuar, e civilizuar, e qytetëruar perëndimore, sesa vetë strukturat artistike Shqiptare duke mos bërë asgjë të dobishme publike, por duke errësuar jehonën e krenarinë autoktone Iliro-Arbnore teuratike pellazgjike në enklavat Ballkanike.

Në Tiranë dhe Prishtinë as kishte, as ka gazetë dhe revistë historike për të botuar ngjarje kombëtare eposike.

Ai popull që nuk din histori nuk i bën dobi as qeveria, as pasuria.

Nuk gjen mirësi as nga perendia.

Ai popull që nuk don Atdhe, nuk ka besë as FE.

Besa e FEJA nuk qëndrojnë pezull në atmosferë, por jehojnë në kokë dhe tokë, dimër e pranverë.

Ai popull që Atdheun nuk e quan monument biologjik, shkretohet nga marrëzia e batërdia.

Serbet kanë 1200 vite që shkruajnë për Kosovën e Shqipërinë, sikur e kanë Atdheun e tyre.

Kanë shkruar përpara Car Stefan Dushmanit dhe Sulltan otomanët.

Po Shqiptarët çfarë kanë shkruar?

Botës mbarë çfarë i kanë treguar?

Në Gjykatën e Hagës çfarë kanë denoncuar?

Pallavrat dhe jargosjet e Bashës!!!

Edhe prockat e krekosjet e Sashës!!!

NJOFTIM MEDIATIK

Ditën e shtunë me 28 Nëntor 2020, unë me shokët e mi do të festojmë me këngë, gosti, raki me dolli në lokalin FLLADI KLIMATIK.

Do të vallzojmë dhe do të demaskojmë me poezi sarkastike, stigmatike ata spekullatorë të kamufluar, që kanë caktuar dhe financuar Lul Bashen për të përpiluar trillimet dhe cirrkimickat e Diks Martuckut.

Në Tiranë dhe Prishtinë nuk ka asnjë televizion, për të demaskuar cirrkimickat meskiniste monstruoziste.

Asnjë televizion mediatik, publik, eposik, për të folur të drejtën dhe për të publikuar të mirën e dobishme, dhe vërtetën e mahnitshme, por ka portale dhe instagrame private vulgare brutale.

Prandaj jam i obliguar me i demaskuar unë me shokët e mi kreshnikë fisnikë, besnikë, tëuratikë dhe vital viganikë.

Drejtësinë dhe fisnikërinë e bëjnë kreshnikët.

Besnikërinë dhe të vërtetën e flasin e përhapin vital viganikët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat