Kishë mbi kocka

Kultura

Kishë mbi kocka

Nga: Dedë Preqi Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:59
Dedë Preqi

A i përngjanë njeriu lanetit

Apo ia kalon atij me kërdinë,

Vetëm ai do i mbushte birat

E teneqës së vet të pa ngimur

Me yndyrë, alkool e drogë,

Dhe pastaj, shtron mbi kufoma

Gurë, asfalt dhe kishë mbi kocka,

Që raca e paqtë njerëzore për çudi

Nuk e kishte çpikur këtë prapështi.

 

Korbat e tërbuar serb sqepojnë

Edhe engjujt e njomë pa ndjesi

Dhe zhdarravisin emrat e tyre

Për ti fshehur gjurmët në gropa

Duke ngre kisha e kulte mbi varre,

Athua cili zot lutjet e tyre i pranon

Me brimën e tmershme në altare.

 

Kjo histori aq e shëmtuar e pa fund

Derdhën jargët nëpër mote varë,

Flet kjo tokë e dhembjes së lashtë

Të zezat përditë i nxjerr në shesh

Lakuriq i vë para botës së vërbër

Duke thyer ndërgjegjën e vet përshesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat