Sonte

Kultura

Sonte

Nga: Flora Suldashi Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:07
Flora Suldashi

Kjo natë e gjatë 

-pa hënë

le të jetë e imja,

të nesërmen e përflakur 

-ta fali ty!

 

 Sonte,

unë dua të dehem

me eliksirin që iku

 

Lozonjar, 

që thërret në kthim,

dhe dua të shfletoj 

fletë-fleeetë,jetën….

 

Kam nje detyrim!

(Ti merre agimin

e nise ditën e re…

 

Zgjohu!

Përgjak ndërgjegjen

se dielli, verbërin

- perjetë e tremb.)

 

Unë po dehem 

në këtë errësirë,

se sytë e mi janë nxirë,

 lodhur e mërzitë:

nga fasadat kiç 

-që botën shëmtuan,

nga maskat tinzare

-që botën tonë trazuan,

nga zombitë e trishtë

-që çdo gjë rrënuan.

 

Sonte , të lutem 

mos më trazo ,

 është nata ime,

kam ndërmend

të mbledh 

palë-paaalë

gjithë ato kujtime,

të bredh e kthej:

ato zhurma,

-thirrje jete

copëza gëzime

-e thërrime dite…

 

Borën e parë

ecjen trotuareve,

përplasjen 

-fëmijërin skajeve…

gjithë ato zhgënjime

dhe dridhje.

 

Me këngë buzëvaj

pastaj

të ndezi zjarret

- kryengritjen e mbrendëshme…

 

Flakë le të digjen oqeanet!

Të thurrë një botë

 me ditë e netë 

-të reja ,

-të vërteta,

-Diellplotë!

 

SONTE, se nesër

-është vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat