Vlerat lirike të një mërgimtari të frymëzuar

Kultura

Vlerat lirike të një mërgimtari të frymëzuar

Nga: Baki Ymeri Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:52
Mark Gjetja

Poezia është boshti kurrizor që e ndërlidh qiellin me tokën. Ajo është një Zonjë e lartë që bashkon zemra dhe përjetime. Mendimtar dhe poet, autor i aforizmave më të bukura të botuara në profilin e tij në Facebok, Mark Gjetja është njëri nga krijuesit më të zellshëm të diasporës shqiptare. Përmes mendimeve aforistike dhe vragjeve të tij, autori posedon prirje pët të kultivuar dhe mbëltuar harmoni në botë. Duke deshifruar vargjet e tij, konstatojmë se poezia është nëna e dashurive.

Poezia dhe muzika janë dhurata hyjnore të qetësisë së shpirtit, jehona e një ndjeshmërie të brishtë, prodhimi më i zgjedhur i meditimit ku lartësohen ndjenjat. Poeti është një anije fluturuese që vërtitet përrreth botës së fjalëve. Ai është kryeengjëlli i kohës dhe tymonier i karrocës së mbushur me fjalë, lule dhe flutra. Poezia është mbretëresha e arteve kurse poeti një flutur që fluturon, fluturon dhe bie në zjarr duke u djegur pa u djegur.

Poeti dhe poezia shëmbëllejnë me një kandil shkëlqimtar të cilin nuk e tremb asnjë errësirë. Ai është një verigë që e ndërlidh botën e sotme me botën e ardhmërisë. Poeti është një pemë e mbëltuar në bregun e Lumit të Bukurisë. Ai është një bilbil që kërcen nga njëra në degën tjetër të fjalëve, duke krijuar melodi që e mbushin trupin me butësi dhe delikatesë. Numri i poetëve të botës që shkruajnë për ëndërrime është i panumërt. Poezia është jeta e shpirtit tonë. Ajo është një gurrë e ëmbël që ua shuan etjen shpirtërave të etshëm për dashuri dhe kulturë. Poezia është një pemë me fryte të ëmbla për shijen e shpirtërave të uritur.

Image

E kemi thënë paraprakisht se Zoti na ka krijuar që të shkruajmë libra! Ky libër u kushtohet gjithë shqiptarëve që e donin apo e duan Shqipërinë si gjithë vendet perëndimore me demokraci të zhvilluara! Mark Gjetja shkruan me zërin e zemrës dhe me dritën e shpirtit. Ai din ta nxjerrë shpirtin prej vetes dhe t’ia dhurojë personazheve që kërkon t’i përjetësojë. Kështusoj, ai din të meditojë, krijojë dhe begatojë bibliotekën e sentimenetev letrare me një libër të dashur për lexuesin.

Duke deshifruar thelbin e mendimeve të tij, metaforikisht kuptojmë se fjalët kapen dorë për dore dhe ngjiten shkallëve të qiellit, për të vajtur në planeta tjera, duke na mahnitur me kuptimin e kohës, me kuptimin e jetës dhe me dritën e së vërtetës. Para nesh kemi një botë ideshë të përlindura ku fjalët fejohen me fjalë. Kuptimi i kohës është guximi dhe aftësia për të vajtur nga drita në dritë. Duke e shkundur pluhurin e fjalëve, autori din të lexojë, të meditojë dhe të krijojë nga të një tufë të bukur fjalësh që nuk vdesin kurrë.

Vargjet e Markut premtojnë mirësi, harmoni, ndjeshmëri dhe dashuri. Dashuri ndaj Zotit, ndaj librit, dashuri ndaj familjes dhe atdheut. Faltorja është ndërmjetësuesja mes Zotit dhe njerëzve, poeti është i zgjedhuri i Zotit, ndërsa poezia balsam i shpirtit dhe univers energjishë hyjnore. Poezia është një dritare e hapur në zemër të qiellit dhe nata me puthje të zjarrta. Poezia është mbretëresha e shpirtit dhe një zog, fluturimi i të cilit nuk mund të ndërpritet, aq kohë sa drita e ndriçon në shpirtin tonë dhe jetën tonë. Poeti Mark Gjetja del në pah me librin e tij më të ri „Parfum Dashurie”. Në vargjet e tij: Era shtynte valët drejtë bregut/ Muzgu afrohej i heshtur/ Këmbët e mia lageshin/ Sikur duar i prekënin/ E freskohëshin nga rëra/ Që i kish djegur. Vargje emblematike me vlera reale: Ca fëmijë luanin në breg me rërën/ dhe minutat më trishtonin/ Ata murë ndërtonin/ E sytë e mi sa larg në horizont kërkonin.

Dashuria dhe poezia janë Drita e Përjetësisë

Vëllimi respektiv vjen si një forcë magnetike emocionesh që sajojnë fjalorin e mençurisë. Repetitio est matere studiorum. (Përsëritja është nëna e studimeve). Po e përsërisim duke shtuar se poeti shkruan për njeriun, për jetën, për paranë, për fëmijët, për prindërit, për atdheun, për botën, për dashurinë dhe pavdekësinë. Poezia është drita e përjetësisë, çelsi i buzëqeshjes magjike dhe pasqyra e shpirtit. Artisti krijon me sytë e mendjes dhe të frymës së jetës e të dashurisë së sinqertë për të çliruar shpirtin. Nuk mund të jesh poet pa poseduar vetitë pozitive të karakterit që njeriun e bën njeri. Poeti ka një shpirt të shenjtë që ia ka falë Perëndia. Dashuria është subjekti elementar i frymëzimeve të poetit Mark Gjetja: Ti erdhe pranë meje/ E si vena me nxehë/ Zemra në gjoks vallëzonte e mëndja sa larg shtegëtonte/ Sa ëmbël përshendetje e në syrin tënd loti shkëlqente. Dashuria është fuqia e parë. Shëmbëlltyra e saj është drita që e shemb errësirën, duke i shndërruar bjeshkët në anije fluturuese.

Poeti duket si një fëmijë i degdisur nëpër etapat e epokës së tokës që fluturon në univers. Në poezinë “Valë deti”, poeti i drejtohet të dashurës: Mos më thuaj kur ra nata/ Se nuk qaje ti për mue./ Lotët e tu porsi kristale/ Binin poshtë nga sytë e tu.// Hap dritaren natë e heshtur,/ Hëna sillej midis reshë/ Fllad i lehtë frynë parreshtur/ Me freski shpirtin ma veshë./ Kur të pashë me sytë nga qielli/ Edhe yjet morën flakë/ Buzët prush ngjyrë trandafili/ Puthnin rrezet ngjyrë artë./ Duke pritur jam buzë detit/ Herë mbi valë e hërë në breg/ Nëpër valë mëndja m’ka tretur/ Sa shumë malli po më djegë. Dhe më tej: Bregut dua t’ia puthë këmbët,/ Bashkë më valët t’i përkëdhelë,/ Flladë i freskët mi zgjon ëndërrat,/ T’i prekë flokët përmbi bel.//Si dy brigje kur bashkohen/ Si dy zjarre flakëruar/ Që bëjnë dritë kur dashurohen/ Ngrohin zemra ngrohin duar.

Shpirti i fjalës së tij e zbulon qiellin dhe ik edhe përtej diellit fjala e tij, për të zbuluar ndonjë univers të ri. Marku vjen me ujëvarë fjalësh të denja për arkivim në rafte bibliotekash. Shpirti i tij luan si loti në syrin e fëmijës. Aq plak duket poeti kur mbetet pa fjalë, saqë asnjë vdekje s’mund ta prekë. Thonë se janë të çmendur poetët! Por asnjë spital s’ia jep këtë diagnozë. Gjaku i fjalëve të tij e skuq universin, dhe vjen pajtimi me faljen e harresën. Fjala e poetit e kurdis besimin e shpresën. Lulet, femrat, idealet dhe fjalët janë pjesa më e bukur e natyrës. Poeti din ta shndërrojë çastin në përjetësi. Bota e poezive është bota e ndjenjave, që e lidhin tokën me qiellin. Arti është jetë dhe jeta është art. Krenaritë e artistëve janë aq të mëdha, saqë edhe Himalajet janë të vogla para tyre. Poeti din të vallëzojë me përjetësinë Duke ëndërruar një botë të përmbushjes së plotë, ku nuk ka dhimbje, shqetësime, pleqëri e vdekje, por vetëm dashuri. (Baki Ymeri)

Vjeshtë e vitit 2020 / 13

Gruas sime / 14

Ëndërra vjeshte / 15

Të dua e dashur / 17

Të pres e dashur / 19

Anti stres / 20

S’të harroj e dashura ime / 21

Përqafime / 22

Vendlindja / 23

Vajza dardane / 24

Valë deti / 25

Erë dashurie / 26

Mërgimit / 27

Perëndimi / 28

Përmallime / 29

Vetmia / 30

Paraja / 31

Poeti / 32

Në atdheun e dytë / 33

Në dritën e hënës / 34

Rikthimi / 35

Loja e lagur / 36

Jeta / 37

Ikje / 38

Bukuroshja e dremitur / 39

Shtëpia ime / 40

Nënës sime / 41

Dallgë deti / 43

Kënga e krenarisë / 44

Kënga e zgjimit / 45

Këngë satirike / 46

Në polin e veriut / 47

Liria dhe demokracia / 48

Vjeshtë / 49

Qytetit tim / 51

Një jetë në udhëtim / 52

Më mungon atdheu / 54

Një shëtitje nëpër luginat e shpirtit të Mark Gjetjes / 55

Mark Gjetja dhe poezia e tijJ / 61

Vjeshta 2020 e Mark Gjetjes / 67

Album kujtimesh të bukura / 75

Përmbajtja / 85

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat