Testament i Zeusit

Kultura

Testament i Zeusit

Nga: Atdhe Geci Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:45
Atdhe Geci

Zeusi interesohet nga botë e përëndive

tokën unë ua dhash të gjithë arbërorve

ua  trashëgova gjuhën dhe  alfabetin

dhe 15 mijë vjet  kulturë pellazgo ilire

Prandaj habitem  pse ikët nga Dodona

nga kryeqendra  e zotave tuaj të lashtë

dhe  nga  faltoret  tua të shenjta, pse u                         

larguat nga gjithë ajo pasuri  për  jetën

vetdorëzimi nga pushtuesi greko-aziat

u ka bërë të fyer dhe tepër të poshtruar

Prej gjakut pellazg i  keni tëra të mirat

e kam thënë, jam kundër fiseve popull

gjaku im është gjak Dhemetre e i Ilirit

dhe gjak i Iperishtës që  nga Atlantida

Shpresuar kam  që keni mendje e duar

e do dini ta ruani at´ që ua trashëguam

si guxuat grekut t´ia leni ju pellazgjinë

e të hiqni dorë nga Morea, Athina  dhe

të hiqni dorë  nga  Shqipëria e Platonit

Prej gjakut të diellit  është çdo  pore  e

arbërit, o ti që i kërkon  eshtrat e mi, a

i ndjen tingujt  e  shkronjave  pellazge,

Dodona pellazgjike  është mitra Ipeve!...

Shqiptar zgjohu, lexoje  hartën tënde

juve që nderin  ua  mori  Greqia, dhe

në  tokën  tuaj  grekërit  bëjnë  ligjin

ai poshtërim i poshtëron  edhe  zotat

Zeus, fati ynë është një libër i trashë

i mbushur me  romak, turq  e  sllavë

i përgjakur  me perandorë e sulltanë

i përgjakur nëpër luftërat  me fqinjët

O verbëri e Evropës ç´po bën me né

me  popullin  më  të  lashtë  të tokës,

në tokën shqiptare ti shpike Greqinë

për vetëvrasjen tonë  të  ngadalshme

Zeus, edhe në libra  s´jemi  aq  mirë

Identiteti shqiptar  i pellazgo ilirëve

as në shkolla  nuk  trajtohet si duhet

zvogëluar jemi më tepër  se një herë

Ky vend i lashtë dhe, me kaq histori

nuk njeh origjinën pellazge, e as nuk

guxon  ta  bëj  publike: brenda  ende

kemi grekë, serbë, turq e hije të tyre,

në Çamëri, tymon flakë e Shqipërisë.

 

3

-------------------------------------------------

Në  Dodonë, Lemn,  Atikë dhe  Athinë,

un´po rrëmihi dheun e së kaluarës sime

dua ta gjej arkën e testamentit të Zeusit

arkën  e  librave  të dijësve të lashtësisë

arkën e librave  të stëgjyshëve pellazgë

arkën e dorëshkrimeve  dhe  regjistrave

duhet të ketë një bibliotekë këtej rrotull

Ay gjak pellazg i shkronjave të shqipes

qëllon që vret nga dashuria e tij për liri!

Toka ime, atdheu i  stërgjyshërve  të mi

në  Dodonë  është  mitra  e  shqiptarëve

vendlindja  e shqipes dhe fluturimi i saj!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat