Kryengritësi

Kultura

Kryengritësi

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 09:31
Kalosh Ҫeliku

(Xhadisë shpallësh dashuri është madhështore)

Gruas t’i shpallësh dashuri

Është, sikur pi raki rrushi:

Dy shtama verë nën Rrap

Që, t’i shtron mbi tavolinë.

 

Dolli. Ajo, ty veç të ka pi...

(Dielli më ngri akull nga xhelozia)

 

Akulli më shkri në gjirin e Mikes

Bora, Sot më mbuloi në shtrat.

Shiu verës më lan nga mëkatet

Breshëri, më zgjon nga gjumi.

Dielli më ngri akull nga xhelozia...

 

(Ëndërr i shoh gratë besnike)

Ehu, i lumtur jam: Ëndërr i shoh

Ende, Gratë besnike. Azganet.

“Analistin” politik “musliman”:

Me këmbët dhe trutë në legen.

 

Jo, nuk shoh dot kafshë shtëpiake.

Egërsira. Që, ma prishin gjumin:

Natën, më hanë pa rjep të gjallë...

(Verë ende pi nga Gjiri

Di me dy shtama)

 

Verë e Dimër me Gunë të zezë

Vapë e acar në rrugë. Rrezik.

Askush, ende nuk ma hapi derën

Ndez zjarrin flakë, dalë në mal.

 

Dimër. Borë e madhe. Furtunë

Ujqërit, kope zbresin nga mali.

Dhentë, ende në vathë. Fushë

Bariu i shetë lirë në “Bit-Pazar”.

 

Dimër i Madh. Dhentë në vathë

Askush nuk i blen edhe pa para.

Unë mes Dy shtamave me verë

Burimi Mikes, dalë në Pranverë.

Edhe, e shaloj maleve Lapsin...

(Kryengritësi)

Tri Muza. Zana azgane nën Rrap

Me Dy shtama verë nën sjetulla:

Më dhanë gji te “Parku i grave”.

Fuqi në luftë. Ngritën nga shtrati

Me dhjetë plagë, përcollën Malit

Dhiareve, pas Nuse Lirisë pa koçi.

 

Armën time e nxorra nga brezi

Kryengritësin. Dhe, tymeflakë:

Përmes, u rash Sarajeve Pashait.

(Arnimi i së kaluarës)

 

E marr Lapsin me dy tyta

Dhe, e arnoj të kaluarën.

Arna plotë. E, pak petka

Nuk di, nga t’ia nis Sot?!

Nga këmbët. Apo mëngët

Arna. Arna, përmbi arnë.

 

Kush i paska grisur deri më Sot:

Stërgjyshi. Gjyshi. Apo, Babai?

Që, nuk i qepi ende dot Nana

Arnat e vjetra me pe e gjilpërë.

 

Unë, i qepa me Lapës në Libra...

(E shikoj i përkulur

Miken Di nën Rrap)

 

Pandemi, me maskë në fytyrë

Karantinë. Masa Qeveritare.

Spital. Vdekje, me Covid -19

Frikë. Varre. E, pak lindje.

 

Vaksina: Kaq e kaq nga Kina

Serbia. Unë moti e kam marrë:

Raki Rrushin: Nanë Shqipëria...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat