Hodigitria…

Kultura

Hodigitria…

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:24
Tërpo Zografi

Ikona “Shën Mëri Hodigitria” është pikturuar nga Tërpo Zografi, djali i ikonografit me nam nga Korça, Konstandin Zografit, në fund të shekullit të XVIII .

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë bën të ditur se kjo ikona është pjesë e fondit dhe në të paraqitet Virgjëresha dhe Krishti fëmijë që qëndron në anën e saj të majtë.

Në pjesën e sipërme të ikonës, në të dyja anët e Virgjëreshës janë pikturuar dy profetët (Solomon dhe David) të cilët mbajnë në duar nga një elitar të hapur me fjalën e shenjtë.

Ikona është e tipit Hodigitria. Virgjëresha ka veshur mafor të purpurt që kontraston bukur me të gjelbrën e ftohtë të veshjes së brendshme. Krishti ka veshur himation në ngjyrë të ngrohtë portokalli.

Portreti i Virgjëreshës është modeluar me ëmbëlsi dhe ndihet bota e saj e brendshme. Shumë interesante janë motivet floreale që rrethojnë gjithë ikonën. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat