Mesazh nga Prekazi

Kultura

Mesazh nga Prekazi

Nga: Ramiz Spahiu Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:29
Ramiz Spahiu

Kur “trokitën” n’ derë t’ Prekazit

policët e Serbisë

kokën ju këputi

sëpata e Ahmet Delis.

 

Një herë tjetër me tank e hekur

u tërbuan përsëri

në kullë ishte Tahir Meha

sy patrembur me pushkë n ‘frëngji.

 

Do të digjem në grykë të topit

në kullën time, në prag të shpisë

i pavdekshmi Adem Jashari

i vuri kulmin trimërisë.

 

Për ju trima, gjithë lavdi

qe ju dhatë serbëve mesazh

për se treti e dëshmuat

se Prekazi është Prekaz!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat