Për ditën e Mësuesit!

Kultura

Për ditën e Mësuesit!

Nga: Haki Latifi Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:26
Mësues: Gëzuar dita e juaj, 7 marsi!

Mësuesit shqiptarë, janë ata që në kohërat më të vështira për kombin tonë, na mësuan ndër shekuj qëllimin e rrugëve tona të ndritura, ata janë faqja më e ndritur e historisë... Atyre, dhe vetëm atyre, që po mbajnë lartë dhe të pacenuar etikën dhe emrin e mësuesit, sot u themi me nderime e krenari:

Mësues: Gëzuar dita e juaj, 7 marsi!

Edhe sot e gjithë ditën, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që u dogjën për t’i shndritur rrugët e gjuhës sonë të ëmbël, rrugët e shkronjave tona të bukura, rrugët e përparimit dhe edukimit të popullit tonë si: Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Todhri, Kazazi, Negovani, Luarasi, Logoreci, Derada, Mjeda, Frëshëllinjtë, Fishta, Noli e dhjetëra figura-ikona të gjuhës së ëmbël shqipe deri në ditën e sotme, të cilët themelet e gjuhës sonë i njomen edhe me gjakun e tyre! Një vend të rëndësishëm në historinë e përhapjes së shkollës shqipe në trojet shqiptare ka edhe ish ministri i Arsimit të Shqipërisë, intelektuali, studiuesi, publicisti dhe shkrimtari i njohur, Ernest Koliqi (1903 – 1975), që e ndërmori mision gjat vititi 1941 për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare (siç thuhej ndryshe: “Tokat e Lirueme”). Në këtë periudhë, sipas të dhënave, në Kosovë u hapën 173 shkolla fillore në gjuhën shqipe, disa të mesme si gjimnazet në Prishtinë, dhe Prizren, pastaj në Pejë Instituti Tregtar Agrar dhe Shkolla Normale-Tregtare në Gjakovë dhe disa gjimnaze të ulëta me gjithsej 267 paralele. Në këto shkolla punuan 264 mësues që zhvillonin mësimin në to dhe u frekuentuan nga 13.665 nxënës. Mësuesit e ardhur nga Shqipëria, jo vetëm që hapën shkollat, por dhe mbanin kurse për zhdukjen e analfabetizmit në të gjitha qendrat e Kosovës, me grup-mosha të ndryshme.

Prandaj sot dhe përgjithmonë në të ardhmën, ruajtjen e identitetiit kombëtar e kemi domosdoshmëri, ndërsa shenja e parë e identitetit është gjuha. Ta ruajmë gjuhën tonë, të flasim me fëmijët shqip, sepse ata janë e nesërmja, ata do ta përcjellin gjuhën shqipe nga brezi në brez, e ta ruajmë shqipen si sytë e ballit, se aty ku nuk flitet gjuha jonë jemi të tretur, të humbur. Rolin kryesor në mësimin e gjuhës shqipe e kanë prindërit. Duke mësuar gjuhën shqipe fëmijët tanë, do të pasurojnë kulturën e tyre, dhe më e rëndësishmja, veç përvetësimit të gjuhës amtare, do të përfitojnë edhe traditat dhe zakonet e mira që populli ynë ka trashëguar në shekuj. Ai, dhe vetëm ai popull, që është i ngritur, i vetëdijshëm dhe i arsimuar di se ç’kërkon, di të luftojë, dhe di të fitojë lirinë e vet. Pikërisht mbi këtë bazë, pushtuesit tanë na kanë sulmuar, para së gjithash: shkollat, institucionet, akademitë, bibliotekat, muzetë dhe kultet e ritit shqiptarë!

Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Kush mbjell një arë me grurë punon për një vit, kush mbjell një pemë- punon për dhjetë vjet, kush hap një shkollë punon për njëqind vjet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat