Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

Kultura

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 mars 2021 Në ora: 07:47
Agim Vuniqi

Problemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dinë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë.

Shkenca është mësuar dhe studjuar në të gjitha sistemet, dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar për shkenctarë të taborit socialist, apo atij kapitalist, të majtë apo të djathtë, që kanë bërë krahasime të tilla, përveq te “liderët partiakë”, ngase ideologjia ka të bëjë me mënyrën e jetesës, sistemin e centralizuar ekonomik, apo atë të ofertës dhe kërkesës, konceptin mbi pronën, pra gjuha është mjet i komunikimit që dallon shkollarin nga "pazarxhinjt" prandaj lind problemi...

Gjuha nuk është matematike, por është e rëndësishme sa matematika. Psh. ne sistemin amerikan të shkollimit kujdes parësor i kushtojnë gjuhës, pastaj matematikës, prandaj shkenca shqiptare ka çaluar, kjo mungesë vërehet sidomos te juristët dhe ekonomistët, më pak e dëmshme është në shkencat fikse, por gjuha akademike është esenciale, dhe pa të nuk ka zhvillim.

Ata që e kanë të fortë një gjuhë bazike nuk kanë vështirësi të mësojnë gjuhët tjera, krahasoje bilingualizmin, e poliglotizmin te shqiptarët e Kosovës dhe ata te Shqipërisë, ne kemi probleme gjatë interpretimit, sepse sllavishtja ka dominuar në logjikën e shqiptarëve te Kosovës dhe të tjerëve, që nga takimi me automekanikun e deri te ndërtimtari, une jam për përmirësime, por jo për shkatrrim të gjuhës në emër të ideologjisë, sepse çasja e tillë sot është e imponuar, staliniste...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat