Plisi

Kultura

Plisi

Nga: Agim Desku Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:01
Agim Desku

Art me bën bukuria e tij

Ma ngritën mbi ozon plisin

Bota më përqafoi për shqiptar

I lartë dhe i larë me gjak

Shekujt i lamë të turpëruar

Mallkimi i plisit i zëntë

Ferri i mbuloftë perandorët

Ngado që janë

Koka ime e plisit

Plisi i rujtur për emrin tim

Sa lart të ngrit

Presidenti Klinton

Ku toka dhe qielli bashkohen

Në liri

Me plis do ngritim dolli

Pranë sofrës së bashkuar

Edhe nëse dehem

Për shumë Shqipëri në Kosovë

Udhët me çojnë në buzëqeshje

Bëhëm këngë Migjeni

Ia thëmi bilbilit

Të këndoj

Serembe e Lasgushi të krijojnë

Çlirimtarja të mos mbetët peng e betejave

Për dashurinë që ia fali plisit

Këndo Lasgush për vargu e zemrës.

PËRQAFIM LUTJESH

Fytas me përqafuan perënditë

S'kisha fuqi t'i fitoj betejat e mëkatit

Me duhej të isha i kryqëzuar

Ose Krisht i ringjallur nga ferri

Kurrë s'kam bërë lutje për vete

Për secilin njeri e engjëll kam fal urata

Roje e fjalës deri në agim kam qëndrue

Brezave me ju rujtë diçka nga fjala e shenjtë

Diçka si në ëndërr me thonë perënditë

Me u fundos nën thellësitë e detit plotë valë

Me u shndërru në simfoni të Betovenit

Titanikun me e ba bashkë më mikun

Eh perandor të dashurive ju raftë pika

Si i ndalove një mijë kujtime të zemrave

Si ma fundose edhe kohën time të artë

Ma kurrë mos me u pa më dimra të acartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat