Testament

Kultura

Testament

Nga: Dibran Demaku Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:33
Dibran Demaku

Po ju lë në dhe të huaj
larg atdheut që na dha dorë
shekujt do i shndërroj në muaj
për fresk zemre në kraharor

nëse është siç librat e shenjtë thonë
se shpirti s‘vdes veç qiellit fluturon
që ëndrrën dhe dëshirën ta përmbush
mbrëmje e mëngjes do të jem pranë jush...

Mos mendo

mos mendo se s‘e kam ditur
mos mendo se s‘të kam njohur
mos mendo se s‘e kam pritur
ikjen tënde ëndërr-ftohur...


Mbrëmë

kush i pushtoi mbrëmë himalajet
nën driten e yjeve apo të hënës
kush i shijoi vendburimet majet
malit të Dajtit përrreth Tiranës...

Deti i jetës sime

deti i jetës sime
ti s'u bërë  kurrë
as në ëndrrën time
as në tëndin nur...

Jeta

jeta eshte e shkurter
sa hap e mbyll sy
ajo eshte e bukur
kur prane te kam ty...

Enderr e pa shprese

duhet ta dish deshira ime
se premtimet pa mbulese
mbartin ne vete deshtime
dhe nje enderr te pa shprese...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat