Pandehja

Kultura

Pandehja

Nga: Blerta Baftjari Më: 3 maj 2021 Në ora: 22:39
Blerta Baftjari

Pandehja se do më duash oj botë,

se do më presësh në krahë,

do më mbeshtesësh ,

E jo të heqësh dorë e të më rrokullisësh.

Pandehja se lulet e tua do më japin butësinë

E fushat e tua ngrohtësinë

Pandehja se do ecja baraz me kohën,

se do më rrije pas në çdo sfidë,

E të bëhesha në ty shkamb.

Pandehja kurrë të mos dorëzohesha

Pandehja se do rrëzohesha e ngrihesha

Por jo të lëshohesha me kokë.

E asnjëherë të të mos njihja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat