Në përkujtim të përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të Kombit Shqiptar, Njazi Rexhepit

Kultura

Në përkujtim të përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të Kombit Shqiptar, Njazi Rexhepit

Nga: Xhelal Hoxha Më: 4 maj 2021 Në ora: 09:00
Njazi Rexhepi

Ti lulë kuqe Shqipërie!

(Njazi Rexhepit)

 

Ti lule kuqe Shqipërie!

Ti emblemë e shenjët UÇK-je!

Ti plis bardhë Dardanie!

Ti luan- luftëtar lirie!

Ti Njazi trim i rrallë!

 

Për liri, Shqipëri e niset,

Për t'ia ruajtur, shqipeve nderin.

Komandant kishit Fadilin.

Me Abazin e Afrimin,

Me Italianin-Franqesko Biderin.

Me Florinin e Fahredinin...

 

Ndër të parët shkelet kufirin

Ju hero, mesi uratë;

Bashkë me Salihun e Agimin

N' Koshare n'kufi dëshmor ratë!

 

Ju që me dhëmbë shkrepët barutin.

Dhe që qëndruat bashkë si lisat,

Për çlirim, bashkim kombëtar,

Për fiset e plisat tanë!

 

Ju shqiponja, Shqipërie

Ju flamuj Dardanie!

Ju dëshmorët tanë të ri...

Derdhët gjakun tuaj dhe

e vulosët fatin për liri, për djalëri,

Për çlirim e bashkim Kombëtar;

Bashkë me nënën, shqipëri!

Prandaj, Ne të gjithëve ju themi:

Lavdi, Lavdi !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat