Dritare e diturisë

Kultura

Dritare e diturisë

Nga: Agim Desku Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:04
Agim Desku

Rilindjes çdo çast

më duhet t`i përulem

Andej nga dëgjohet

fjala e bukur e dëgjuesve

Dritë dhe rritë

e shenjtë më bëhet nata

Ikën errësira

drejt agimeve mëngjesore

Orët shpejtojnë

ta mundin njera-tjetrën

Shqipërinë çdo natë

sa shpejt na e sjell Agimi

Ky kalorës i dritës

dhe det lotësh gëzimi

E krijojnë fjalën e bukur

edhe Gjina,Bukuria , Moza e Indira

Zërin e juaj

ma kanë veç zanat e malit

E ndjejmë

nëpër damarët e gjakut të shqipeve

Ndoshta një ditë

do pimë kafe me ju të bekuar

I ndritur është ai popull

kur bëhet dritare e diturisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat