Gjurmë të bukura le në jetë

Kultura

Gjurmë të bukura le në jetë

Nga: Gëzim Loka Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:08
Petraq Floku

Ike Petraq Floku në përjetësi 

Gjurmë të bukura le në jetë 

Jam krenarë që të kisha mik 

Ti ishe shok e mik i vërtetë.  

 

Mësues i talentuar zellëshumë 

Shkrimtar i mirë me penë të mprehtë 

Si recitues sharmant erdhe tek unë 

Dy herë rresht në timin aktivitet.   

 

Gazetar me shije, penëhollë 

Kryeredaktor në gazetën “Dajti” 

Shkrimet e tu flakërojnë si meteorë 

Koha të vërtetat e tyre mbajti.  

 

Muzikant dhe artist me kapacitet 

Mbi të gjithe ishe dhe mbete Njeri 

Çdo shenjë që le pas, për ty, o mik, flet, 

Çdo hap që hodhe përcolli dashuri.  

 

Do ikin vitet, koha rrjedh si lumi 

Tek miqtë ti mbete në shpirt e zemër 

Këto vargje t’i thura me dashuri prej miku  

Gjurmët e tua ndjekin tëndin emër…   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat