Takimi i parë me poetin Din Mehmeti

Kultura

Takimi i parë me poetin Din Mehmeti

Nga: Nijazi Halili Më: 8 qershor 2021 Në ora: 14:41
Din Mehmeti

Sa me  fat që isha student i SHLP "Bajram Curri" në Gjakovë, aty kusha  rastin të njihem me shumë personalitet e figura të shquara të artit e shkencës. Një prej tyre  ishte profesori e poeti i madh Din Mehmeti.

Ishin vitet 85-ta.

Biseda me profesorin e nderuar, tani i ndjerë poetin e  madh të letrave shqipe  Din Mehmeti, më fascinoj, kur e takova për herë të parë, nuk e kisha takuar asnjëherë, në shoqërim me profesorin tim,  Prof.Durmish Rizvanolli, u takuam në ambientet e Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjakovë.

Me pyeti profesori a po e njihni  poetin e nderuar Din Mehmetin? Unë e shikova profesorin tim në sy dhe i rrudha krahët duke u përgjigja me një zë të ulët me jo nuk po e njoh, po si nuk e njihni poetin tonë të mirenjohur  Din Mehmeti, atëherë më kujtuan ne saje të  veprave  të cilat i kisha lexuar vite më parë, pastaj fillova të përgjigjëm profesorit tim, tani po më kujtohët   mirë poeti i nderuar  Din Mehmeti, e njohe  përmes veprave të tije, të ndritura, të cilat i kemi lexuar vite më parë,  poeti filloj të  më  shikoj në sy, me një  buzëqeshje, rastësi sa me fat që isha  student i këtij tempulli të dijës të epet mundësia të njohësh  figura të  ndritura të artit e shkencës, kujtimet të ngulitën në zemër, për fjalët, tonin e ulur me një  buzëqeshje të ëmbël, të poetit Din Mehmeti, i cili me shikoj në  sy dhe mu drejtua  me disa fjale të urta  duke më uruar fat e suksese në studime, e pastaj mu afrua  afër e më   perqafoj,  duke më pergdhelur flokët, me shtrengoj dorën  dhe papritmas iku në sallën e pedagogëve, me një përshendetje që kurrë nuk do e harroj.

Takimi me një poet i përmasave botërore, për mua ishte një kënaqësi e papershkruar.

Sinqerisht kujtime mbresëlënëse me një poet të tillë, isha student i vitit të parë, i viteve të 85-ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat