Qesja e bardhë e najlonit

Kultura

Qesja e bardhë e najlonit

Nga: Xhevdet Bajraj Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:44
Xhevdet Bajraj

Ua vodhën jetën

njerëzve në Kosovën e pasluftës

i harruan të vrarët që kurrë nuk u gjetën

i vranë ëndrrat e atyre që lindën

Tash një qese e bardhë najloni

e shqyer

në degën e pemës së lirisë

së shqyer

valon

pa fije turpi

Heeeej dhimbja ime

lëshoma dorën më

"Me zemër në qese najloni", SH. B. Armagedoni, 2021

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat