Premiera e shfaqjes se baletit për fëmijë ‘E Bukura dhe Bisha”

Kultura

Premiera e shfaqjes se baletit për fëmijë ‘E Bukura dhe Bisha”

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:42
Premiera e shfaqjes se baletit për fëmijë ‘E Bukura dhe Bisha”

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar u dha premiera e shfaqjes “e Bukura dhe Bisha”, shfaqje kjo shumë e dashur për fëmijët, kjo shfaqje është e para për vitin 2021 nga shkolla e baletit “Behias Dance” .

“Për të realizuar gjithë këtë sukses patjetër se pa punën e fëmijëve dhe bashkëpunëtorëve do të ishte e pamundur, këtë radhë kemi pasur shumë bashkëpunëtor dhe i jemi shumë falënderues.

Fëmijët kanë përformuar në mënyrën më të mirë të mundshme, publiku e ka mirëpritur jashtëzakonisht mirë shfaqjen, ku edhe duartrokitje të shumta nuk munguan dhe për këtë jemi shumë të lumtur, se gjithë ajo pune e madhe 4 mujore rezultoi me një sukses shumë të madh mbrëmë.

Image

Faleminderit të gjithëve e shihemi në projektet e radhës”, thotë koreografi Driton Saqipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat