Ti

Kultura

Ti

Nga: Valbona R.Hadri Më: 21 qershor 2021 Në ora: 07:43
Valbona R.Hadri

Nuk më njeh se si dukem

Por me të dëgjuar

Gjykon dhe vlerëson

Pa u bazuar në fakte

Ti që asnjëherë nuk arrite ta përjetosh

Embëlsinë e buzëqeshjes sime

Mbetesh në paranojë.

Ti që vetëm shkruan

dhe dhimbjen shpirtnore

E nxjerr me mllef nga zemra

Nuk e ke e kuptuar kurrë të vërtetën.

Ti që thua e bëra atë me imazh ndriçues

Dhe fshehesh pas kërkesës së njëjtë

Pa ofruar asnjë mundësi shprese e ke gabim.

Ti, ato që i more nga pamjet parajsore

Dhe po vlerësohesh sot

I ke dhuratë që shkrove

Për madhështinë e hyjneshës në fron.

Ti , kujtohu dhe vepro si të duash por

dashuria që ta pushtoi zemrën

Të dha vulën e të qenurit njeri me vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat