Frymëzimi

Kultura

Frymëzimi

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:41
Xhevrije Kurteshi Nimani

Frymëzim një fletë peme që era e hedh

Një syth trëndafili që sapo s'ka qel,

Një rigë shiu në verën me vapë

Apo një xixëllonjë që natën e ndriqon.
 

Frymëzim zëri i bilbilit në degën e pemës

Në fushën e blertë a pyllin e dendur,

Një rreze dielli që në mëngjez ndriqon

Edhe yje e hënë që natën vet nuk të lënë!
 

Frymëzim syri i vashës për djalin e mbarë

Vitet sa kalojnë e dashurinë e shtojnë,

Fjala me peshë që nuk matet dot

Gjuha e zemrës që të vërtetën e thot.
 

Frymëzim dashuria prindërore

Dhe ajo e fëmijës që nga lindja prore,

Frymëzim atdheu gjuha e flamuri

Toka e qielli që për ne janë mburoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat