Gjithmonë

Kultura

Gjithmonë

Nga: Valbona R.Hadri Më: 5 gusht 2021 Në ora: 20:28
Valbona R.Hadri

 

Është një arsye

përse  ndodhin gjërat

Edhe pse e kemi vështirë

të ballafaqohemi me pritjen

dhe të papriturat

 

Është një  ngjyrim  zëri

apo një fjalë zemre

që ndryshon rrahjen e zemrës së dikujt

 

Është   një shpresë

që ka fuqinë e përjetshme

mbështetur në forcën e  besimit

për  betimin e dhënë

 

Janë  kujtimet 

me  ndjenjë të veçantë

ku  përmes lotëve 

lehtësojmë rrugëtimin  

nëpër  plagët e jetës

 

Gjithmonë është një  vështrim

që pasqyron  shumë

Dhe në vete bartë thesarin

me plotë fshehtësi

 

 Ka  persona të cilëve

u themi lamtumirë me fjalë

por në zemër i mbajmë përgjithmonë

 

Gjithmonë ka orë

dhe momente të veçanta

në jetën tonë

që bartin me vete  roman  jete...

Gjithmonë.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat