Shpaloset juria e kategorisë kryesore garuese të PriFest

Kultura

Shpaloset juria e kategorisë kryesore garuese të PriFest

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 10:54
Juria

Dhe tanimë pas publikimit të 6 jurive të kategorive të ndryshme garuese të PriFest, shpaloset edhe përbërja e Jurisë së kategorisë kryesore garuese, ajo e Filmave Ballkanik të metrazhit të gjatë. Si rëndom gjatë 12 viteve, PriFest ka sjellur emra me renome të industrisë së filmit ndërkombëtarë. Dhe këtë edicion, ajo është në përbërje të:

- Matthijs Wouter Knol, Drejtori i Akademisë Europiane të Filmit (European Film Academy);

- Wilhelm Faber, nga festivali i mirënjohur Berlinale (Berlin International Film Festival), në departamentin e programacionit për më shumë se 25 vjet;

Chris Belloni, filmbërës i dokumentarëve, producent dhe drejtor i International Queer & Migrant Film Festival.

Kategoria garuese e filmave Ballkanik, e njohur më parë edhe si 'Kinemaja e Mjaltës dhe Gjakut', këtë vit shfaq 7 filma nga 5 shtete. Kjo kategori është kuruar nga Drejtori Artistik i PriFest, Fatos Berisha.

Gjithë filmat në këtë kategori do të kenë premierën kosovare në PriFest, por 1 do të ketë Premierë Ndërkombëtare ndërsa 2 nga filmat do të ketë Premierë Regjionale në edicionit e 13-të PriFest.

Filmat do të garojnë për cmimin kryesor Hyjnesha e kuqe, si dhe cmimet tjera në këtë kategori.

Që nga viti 2021, holandezi Matthijs Wouter Knol, është emëruar Drejtor i Akademisë Europiane të Filmit (EFA), institucioni që mbledh kineastët Europian dhe organizon eventin vjetor Cmimet Filmike Europiane (European Film Awards). Ai është anëtar i Bordit të International Coalition for Filmmakers at Risk (Koalicioni i kineastëve në rrezik), i bashkëfinansuar nga IFFR (Festivali i Rotterdamit) dhe IDFA (Festivali dokumentar i Rotterdamit) në vitin 2020.

Nga viti 2001, Matthijs ka punuar si producent i asocuar në shumë filma dokumentarë dhe ka bashkëprodhuar veprën e digjitalizuar të kineastit holande Johan van der Keuken (cmim në Prix Cahiers du Cinema, 2006). Poashtu, në ekspozita të instalacioneve filmike dhe fotografike me tematikë nga filmi, konferenca dhe publikime. Pas një pune të shkurtër në IDFA, Matthijs ka punuar për festivalin e mirënjohur Berlinale, si programeri kryesor në Berlinale Talents (2008-2014) dhe Drejtor i European Film Market (2014-2020). Matthijs është një aktivist, në cështjet anti-raciste dhe cështjet e diversitetit dhe politikave inkluzive brenda industrisë filmike Europiane.

Wilhelm Faber punën në menaxhmetin e Berlinales - Berlin International Film Festival për më shumë se 25 vjet. Fusha kryesore e punës së tij është Programacioni, zhvillimi organizacional dhe koordinimi i eventeve speciale. Që nga fillimi, selektimi i filmave të shkurtër ishte në qendër të punës së tij në këtë festival me renome botërore.

Chris Belloni është kineast i filmave dokumentarë, producent dhe Drejtor i International Queer & Migrant Film Festival, ku ishte edhe themelues, që nga viti 2015. Filmi i tij debutues 'I am Gay & Muslim' është shfaqur në festivale të ndryshme nëpër botë. Në vitin 2018, ai inicoi projekte me tematikë artistike-LGBT në Azerbejxhan dhe në Ballkanin perendimor. Në vitin 2020 ai nisi projektin shumëvjecar të aktivizmit dhe drejtave të njeriut në rajonin e Caraibeve. Kohë më parë ishte në juri të Teddy Award 2020, për filmin më të mirë queer në Berinale. Nga shtatori 2021 ai do të udhëheqë Supernova Cinema, një hapësirë alternative e kinemasë në qendër të Amsterdamit.

Listën e plotë të filmave në kategorinë garuese të filmave Ballkanik mund ta gjeni në prifest.org.

#prifest13 #Balkan #competition #jury

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat