Rikthimi

Kultura

Rikthimi

Nga: Dibran Demaku Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:46
Dibran Demaku

Ti mund të rikthehesh unë mund të rikthehem
mbi hirin e lagur të rindezim një zjarr
ti mund të rrëfehesh unë mund të rrëfehem
veç asgjë nuk mund të jetë si më parë...

Dikush përmbysur e ka epokën

avioni i linjës Shkup-Bremen
më merr dhe më shpie
atje ku nuk dua të jem
por as këtu nuk mund të rri
dikush vrarë e ka një dashuri
për malin
për fushën
për tokën
dikush përmbysur e ka
epokën...


Ëndërr Pa kurorë

nuk e shkruaj dot nje varg
nuk e gjeje nje metafore
ti je larg e une jam larg
ne nje enderr pa kurore...


Kujdes

lënë kam shumë gjurmë në ëndrrën tënde
edhe nëse ikën nuk i harron dot
në skutat e shpirtit do i kujtosh me ëndje
dhe çarqafët e shtratit do t'i ujisësh me lot...


Pesë vite

pesë vite si vesë mëngjesi ikën në pakthim
ngjizur në gjakun tënd ngjizur në gjakun tim
edhe sa të tjera do të vijnë dhe do të ikin
pa e shijuar mollën pa e shijuar fikun…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat