Nganjëherë jeta godet

Kultura

Nganjëherë jeta godet

Nga: Florije Raci Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:00
Florije Raci

Ndonjëherë jeta na godet aq fort

sa mendojmë se lulet nuk do lulëzojnë më

Por duhet të ringrihmi të fort të qetë

Të përgatitur qe do shohim lulzime lulesh

Më të bukura se më parë

Mbase pak vonë por në fund kuptojmë

Se dashurinë më të madhe veç nesh

Nuk do ja dhuroj kërkush tjetër shpirtit tonë

Që gjithë jetën e ka kërkuar tjetërkund

Ta duam veten për çdo të mirë që kemi ne si njerëz

Çdo sekond të jetës time mendimi im je ti

Largësinë për ty do ta shkurtoj e ta bej afërsi

Çdo pikë shiu që bie dashurinë për ty ma kujton

Do dëshiroja që pikat e shiut zemrën tënde të mbulojnë

Në ëndrrat e mia çdo natë ty teë shoh

Të përqafuar të dy së bashku ne qëndrojmë

Unë i afrohem zemrës tënde dhe të them me ëmbëlsi

Se të dua zemra ime gëzimi im je ti.

NËSE LËNDOHESH

Nëse lëndohesh shumë

duro thikat e zhgënjimit në shpinë

Duro ironinë e fatit, tradhtinë, pabesinë

Vuaj shumë! Pikëllohu! Ulërit po deshe

Dhe gjakose me thonj fytyrën tënde, sytë, zemrën!

Bëje po munde klithmën e dhimbjes tënde

Një jehonë që buron dhe gjëmon nga shpirti yt

Nga toka dhe jepi liri të shkojë thellë qiellit...

Pikëllohu, ulërit, qaj sa të duash, qaj shumë

Qaj pa pushim, qaj me ngashërim

Por, kur herët a vonë të kesh pushuar

Kur më në fund të jesh çliruar

Kujdesu që kurrë të mos e kthesh kokën pas

Dhe kurrë të mos shkelësh mbi të njëjtat gjurmë

Kujdesu që kurrë të mos vuash, ulërish, klithësh

Pikëllohesh dhe qash më për të njëjtët njerëz.

MBRËMË MË FOLEN YJET

Mbrëmë vonë më folen yjet

Që natën të më bënin shoqëri

I thash për ju që më zhgënyjet

"O mbase janë zhgënjyer nga ti".

Këtë të fundit yjet ma thanë

Pranoj edhe unë mund ta kem bërë

Pa pakt e pa fjalë dakord ramë

E më shoqëruan një natë të tërë.

Kur në mëngjes zbardhi dita

I vetëm u gjeta unë në agim

Sa shumë diellin unë e prita

I vranët gdhiu dhe qielli im...

Si ka mundësi e pyeta veten!

Të ikin të gjithë, pa fjalë e dialog?

Kush mua sot ma shpjegon jetën?

Që nesër unë mos të zgjohem me lot.

NJË DRITË NGA QIELLI

Nuk gjeta përgjigje për çudi

Sado që fola, e brohërita...

Papritur qielli lëshoi një dritë

Doli dielli, s'kish më re t'grijta

“Është çështje kohe”

m'kish thënë dikush

Mjafton të kesh pak

më shumë durim...

Njeriun nga njeriu

nuk e largon dot askush

E kjo gjë nuk ka nevojë për diskutim

U qetësova e qesha me vete

Si është ndërtuar kjo jetë se di

Janë të vështira disa momente

Por duhet vetëm pak filozofi

Nuk them të bësh zbulime të reja

E as të kërkosh të fluturosh në hënë

Mjafton të mos kapemi tek e vjetra

E drejtim të keqes mos me i dhënë.

Momentet dhe ditët janë të shpejta

E ne ringrihemi më shumë se ç'kemi rënë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat