Fushata zgjedhore

Kultura

Fushata zgjedhore

Nga: Musa I.Ahmetaj Më: 17 shtator 2021 Në ora: 09:21
Musa I.Ahmetaj

Alamet qeveritari i sotëm

Ministër në pozitën aktuale

Në prag të zgjedhjeve të reja

Premton investime kapitale

 

Ndoshta emri i saj

Tingullon pak si keq

Por do te hyjë në përdorim

Si per gra, rini dhe pleq

 

Punët do të fillojnë shpejt

Madje edhe pa tender

Do të lëshohet në funksion

Madje madje menjëherë

 

Do të hyjnë në funksion

Madje për raste kritike

Juve ju mbetet ta emërtoni

Toalete apo WC publike

 

Prandaj ministëre nderuar

Këso vargje mos thurrsha

Ne investimin tuaj të radhës

Ditë e natë në te pshurrsha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat