Qumësht blete, mjaltë zgjoi

Kultura

Qumësht blete, mjaltë zgjoi

Nga: Albert Habazaj Më: 20 shtator 2021 Në ora: 21:28
Autori

Ninullë

Nina - nina djalin-ë,

More princ i vogël-ë!

Lumthi dera, lumthi unë

Që po vë nipin në gjumë.

Kam një drè që tund në djepe

Një yll të bukur me cepe.

O Ares i nënës-o

Të keqen, o zemër-o!

Diell i vogël i gjyshes,

O zogu i dallëndyshes.

O shërim i shpirtit tim,

Më jep krah për fluturim.

Trëndafil i njomë, i freskët,

Ndrit si lulëzim i vesës.

Kundërmon aromë e mirë,

Të ka nëna ëmbëlsirë.

Të kam si dritë në sy,

Pa qysh të do nëna ty:

Kapedan për çdo furtunë,

Udhërrëfyes që hap udhë.

Shtëpinë kush ma ndriçoi?

Aresi që më shëroi.

Qumësht blete, mjaltë zgjoi,

Të më bëhesh si dragoi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat