Më kujtohet si sot

Kultura

Më kujtohet si sot

Nga: Enver Sahiti Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:41

Më kujtohet gjyshi si sot ,
Atëher kur isha fëmijë.
Dëgjoja nga ai historinë,
Kur tregonte për të shtrenjtën liri.
Biro më thoshte mua,
Ky vend pati burra të dheut.
Sa herë që luftuan me hordhitë,
Trima n’fronte lufta na i rrëmbeu.
Kjo tokë e të parëve tanë,
Sa here është e larë me gjak.

Andaj si dje , si sot, por edhe nesër,
Prapë do luftojmë se e kemi hak.
Kështu si fëmijë u mësova
me historinë e këti dheu ndër shekuj.
Si luftuam për tokë e vatan,
Dhe në beteja përher të paepur.
Edhe ne u rritëm e u bëmë burra,
ashtu sikur dhe prinderit tanë.
Brez pas brezi nëpër fortuna,
Për liri shekujsh për këtë vatan.
E përjetuam dhe ne luftën,
dhe ishte siç thoshte gjyshi im
Luftë e fundit qoftë e mos u ktheftë!
Për shekuj në liri, të jemi pa mbarim.
Enver Sahiti 02.04.2021

Me mall për ty
===========
Tribun mbete i çdo kohe,
pishtar nderi i lirisë.
Luftove tiraninë e kësaj toke,
burrë i paepur i Dardanisë.

Pena e jote e rëndë si plumbi,
nuk u ndal sa vetë jeta.
I dhe dritë demokracisë,
çdo shqiptari në troje të veta.

Mbete legjendë e këti trolli,
Me penën tënde me maje guri.
E qëndise emrin tënd
me shkronja të arta mes Flamuri.

Me kët flamur të Dardanisë,
Dotë jetë e lirë përher Kosova.
Me emrin tënd të krenarisë
president Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat