Violinistja Laura Llozi promovon kompozitorët shqiptarë në Vjenë

Kultura

Violinistja Laura Llozi promovon kompozitorët shqiptarë në Vjenë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:03
Laura Llozi

Arti gjithnjë flet me gjuhë universale.  Violinistja  e re, por e talentuar Laura Llozi është pjesë  e orkestrës   Ballkanike . Këta artistë të rinj promovojnë vlerat e gjalla muzikore të kësaj zone në vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës.  Artistja e talentuar, e cila cilësohet nga kritika si një yll në ngjitje është e lumtur që rikthehet nga Vjena ku studion për koncert në Tiranë.

Violinistja, ka zgjedhur që të interpretoj solo shoqëruar nga orkestra një pjesë të kompozitores shqiptare Lejla Agollit.

Turi koncertor pas Tiranës  vazhdon edhe në vende të tjera të rajonit.

Laura Llozi  rrjedh nga familje  artistësh  ajo është vajza e sopranos së njohur shqiptare Eva  Golemi dhe violinistit Arben Llozi.  Ajo ka  performuar  në koncerte të shumta në Itali, Francë, Gjermani, Austri, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Portugali, Holandë dhe Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat