Me zgjedhje t’lira përmes votës!...

Kultura

Me zgjedhje t’lira përmes votës!...

Nga: Sami ARIFI Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:57
Sami ARIFI

Kush po e rrënon shtetin e ri?

ca pushtetar me hajni!

Po ngulfatin rritën tonë,

t’i ndalim tash se bëhet vonë!

 

Meqë metodë mund t’i largojmë,

t’korruptuarit n’burë t’i çojmë!

 

Jo, jo me pushkë as me top,

po n’zgjedhje me votë sot!

Për t’lulëzuar shteti i ri,

t’vijnë njerëz që janë hyjni!

 

T’sjellin drejtësinë që përcakton ligji,

mos t’frikësohemi ne nga hiçi!

Mos t’frikësohemi nga njeri-tjetri,

se n’këtë formë jo s’rritet shteti!

Aty ku njeriu është ligj vet,

kemi vëllavrasje e jo kurrë shtet!

 

Njeriu kur ligjin merr n’dorë vet,

Ka anarki  e jo shtet!

Me votë sot t’vendosim ne,

t’punojnë njerëz hyjni për atdhe!

 

Me zgjedhje t’lira përmes votës,

është ndryshuar rrjedha e botës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat