Secilës bibliotekë që i mungon kompleti i poetit gjenial, por të "nemurë", nuk është e kompletuar

Kultura

Secilës bibliotekë që i mungon kompleti i poetit gjenial, por të "nemurë", nuk është e kompletuar

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:11
Bilall Xhaferi

Bilall Xhaferi, për ata që nuk kanë arrit të mësojnë, ka qenë një poet gjenial çam.

Jeta e tij ka kaluar nëpër katrahura të rënda dhe momente emocionalisht të padurueshme për ata që e kanë rastin të mësojnë për jetën e këtij gjeniu të letrave shqipe.

Kur Çamëria digjej dhe populli çam masakrohej dhe përndiqej nga fashizmi grek, Bilalli si fëmijë nëse nuk gaboj 7-vjeçar me prindër kalojnë në tokën amë, në Shqipërinë e diktaturës së Enver Hoxhës, anti-shqiptarit më të madh që e ka njohur ndonjë herë historia shqiptare, me shpresë se në Shqipëri do ta ndërtojë të ardhmen e tij, por nuk i doli ashtu siç e kishte menduar.

Babën ia pushkatuan komunistët, sepse ishte anëtar i Ballit kombëtar.

Bilalli u rritë pa njërin prind vetëm me nënë dhe një motër...

Krijimtaria tij artistike hasi në kundërshtim nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës.

Pas botimit të ca vjershave dhe kritikës së romanit Dasma të Kadares, e përjashtuan nga Shoqata e Shkrimtarëve të Shqipërisë.

Regjimi Everist ia mohoi edhe të drejtën e shkollimi.

E lanë të punojë vetëm si punëtor krahu, të shtrojë rrugët e Shqipërisë.

Por, me gjithë ato shumë tortura ndaj Bilallit, regjimi nuk arriti dot t'ia shuante talentin për të krijuar vlera artistike monumentale.

Herë pas here botimet ia ndalonin.

Duke mos i duruar padrejtësitë e regjimit, ai imigron në SHBA, ku edhe atje vazhdon aktivitetin e tij krijues, por një ditë një spiun i regjimit e godet me një mjet të fortë në kokë dhe poeti gjeni i letrave shqipe Bilall Xhaferi, i mbyll sytë përgjithmonë në një spital të Amerikës ...

Krijimtaria letrare e këtij krijuesi është shumë e pasur dhe me vlera të jashtëzakonshme artistike, edhe pse është krijuar në kohë shumtë të vështira për jetën e poetit.

Ka shkruar shumë, por balada çame e zë një vend qendror në mesin e shumë botimeve tjera, e cila kur lexohet për shkak të sendimentit artistik dhe kombëtar prek thellë në shpirt çdo lexues.

Dyshoj se, gjenerata re din pak për këtë poet gjenial, sepse diktatura e ka lënë me qëllim në terr njërin ndër shkrimtarët më të talentuar shqiptar, prandaj lus të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar artistike, veçanërisht brezin e ri të shkollarëve që të bëjnë të pamundurën për ta siguruar kompletin e botimeve të poetit ndër më të talentuarit shqiptar Bilall Xhaferit!

Të jeni të bindur se cilado bibliotekë e cilido qoftë, pa kompletin e shkrimtarit Bilall Xhaferi, nuk ndihet e kompletuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat