Arbërori (shqiptari) i lashtë dhe shqiponja me krahët e saj madhështore

Kultura

Arbërori (shqiptari) i lashtë dhe shqiponja me krahët e saj madhështore

Nga: Gjon Keka Më: 19 tetor 2021 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Përshkrim sipas udhëpërshkruesve gjerman:

Rruga e ngushtë të çonte përgjatë lartësive të pjerrëta.

Nën këmbët tona shtriheshin vendbanimet e njerëzve dhe nga larg ujërat e përjetshëm të Adriatikut blu na përshëndetën.

Drunjët e vetëm dhe gjelbërimi gjallëronin muret e zhveshura të malit dhe në kënaqësinë e ftohtë dimërore Shqiponja hapi në mënyrë madhështore krahët e saj.

Rruga tani çonte teposhtë për orë të tëra, dhe para se të errësohej arritëm në një kasolle gjysmë të rrënuar që supozonim të na jepte strehë gjatë natës. Banori i tij i vetëm, ishte një arbëror(shqiptar) i lashtë, na mirëpriti dhe na lejoi të marrim pjesë në kohën e tij të thjeshtë.

Nuk u penduam aspak që trokitëm këtu sepse ai na dha shumë mesazhe e tregime(historike) të rëndësishme. [...]Para agimit i thamë lamtumirë plakut, e falënderuam për mikpritjen ,mesazhet dhe tregimet e vlefshme të tij.

Ky fragment është nxjerrë nga ditari i vitit 1917 i udhpërshkruesve gjerman në trojet tona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat