​Nesër në Teatrin Kombëtar shfaqet premiera “Tanzminiaturen” dhe ”Tangata”

Kultura

​Nesër në Teatrin Kombëtar shfaqet premiera “Tanzminiaturen” dhe ”Tangata”

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:24
​Nesër në Teatrin Kombëtar shfaqet premiera “Tanzminiaturen” dhe ”Tangata”

Baleti Kombëtar i Kosovës do të sjellë nesër premierën e baletit “Tanzminiaturen” dhe “Tangata”, në skenën e Teatrit Kombëtar.

Kreshnik Musolli, ushtrues detyre i drejtorit të Baletit të Kosovës ka thënë sot në një konferencë për media se shfaqja ishte paraparë për datën 13 shtator, por ajo ishte shtyrë për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

Musolli: Përndryshe për këtë shfaqjen kemi fillu me 13 shtator

“Përndryshe përgatitjet për shfaqje i kemi filluar më 13 shtator, pak me vonesë, sepse kemi pasur dy raste me COVID dhe është dashura ta shtyjmë. I kemi pezulluar për dy javë aktivitetet dhe kemi filluar prej 13 shtatorit me prova shumë intensive. Deri më tash ka qenë një punë shumë e mirë, duke iu falënderuar koreografit, asistentes që kanë bërë një punë shumë të mirë, gjithë balerinëve pa asnjë sekondë nuk janë dorëzuar pavarësisht kërkesave. Për datat e dimë që është premiera nesër 21 tetor, repriza e parë më 22 dhe pastaj në nëntor do të kemi repriza të tjera,” ka thënë ai.

Ndërsa Ricardo Fernando koreograf i kësaj shfaqje tregoi arsyen e emrit të shfaqjes.

Fernando: Kanë qenë disa javë shumë intensive

“Kanë qenë disa javë shumë intensive sepse sigurisht ne kemi disa ide se çfarë mund të bëjmë , dhe për këtë arsye ne vendosëm që ta tregojmë baletin dhe muzikën nga Bach që mund t i tregojmë kompanisë më shumë stilin klasik, ku njerëzit mund të shohin vajzat nga kompania, por mendoj që është një muzikë shumë e mirë që e sjellë audiencën në një koncentrim shumë të mirë dhe sigurisht për kërcimtarët të fokusohen në vetëm një stil. Dhe më pas kemi pjesën e dytë të shfaqjes “Tangata”, një pjesë që kemi më shumë energji në lëvizje. Nuk është një mbrëmje shumë e gjatë, por mendoj se është një kualitet i mirë dhe po ashtu mendoj edhe për audiencën ta pëlqejnë,” tha ai.

Ndërsa Leonora Rexhepi, balerinë, tha se është e rëndësishme shfaqja e premierës, pasi kanë punuar për realizimin e saj.

Rexhepi: Për neve është me rëndësi që premiera po mbahet

“Për ne është me rëndësi që premiera po mbahet. Nga ana e ministrisë dhe qytetit gjithmonë nuk e kemi përkrahjen. Shpresoj që do të jetë e fundit për këtë vit pasi edhe shfaqja e ardhshme po anulohet për shkak se nuk mund gjithmonë të hyjmë në borxh te njerëzit për të realizuar diçka. Balerinët e kanë shumë të vështirë t’i kenë gjithmonë problemet e njëjta me kostume, drita ose çka do qoftë nga ana jashtë. Kështu që besoj nesër do t’ju pëlqejë të gjithëve,” ka thënë ajo.

“Tanzminiaturen” dhe “Tangata” është një shfaqje, dy pjesësh, e krijuar nga koreografi Ricardo Fernando dhe asistentja e tij, Christine Ceconello.

Shfaqja përbëhet nga “Tanzminiaturen” e cila është me muzikë të Johan S. Bach që ka në vete lëvizje neoklasike shumë elegante dhe “Tangata”, me muzikë të Astor Piazzolla, me elemente të tangos, por të modernizuara.

Në ndërkohë vlen të theksohet se koreografi i kësaj shfaqje Ricardo Fernando ka realizuar pjesë të vallëzimit për baletin klasik siç janë Liqeni i Mjellmave, Romeo dhe Julia, Arrëthyesi, Bolero, Bukuroshja e Fjetur e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat