Selami J.Sahiti – Një intelektual dhe një figurë e ndritur kombëtare

Kultura

Selami J.Sahiti – Një intelektual dhe një figurë e ndritur kombëtare

Nga: Enver Sahiti Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:22
Enver Sahiti

Selami Jahi Sahiti u lind më 27.06.1954 në fshatin Budrikë të Epërme nga prindërit Jahi (Ilaz) Sahiti dhe Mirishahe (Idriz) Elezi-Sahiti. u rrjedh nga një familje perparimtare , e cila në periudha të ndryshme historike përherë ishte halë në sytë e pushtetit , sepse familja e gjërë Sahiti si dhe shumica e familjeve të tjera të Budrikës ishin të tillë që vazhdimisht atdhedashuria ,puna, sinqeriteti dhe drejtësia ishin atruibute të tyre të përhershme.Për të argumentuar këtë duhet që fillet mbi traditën përkushtimin dhe humanizmin e familjes të niset nga të parët si psh gjyshi i Selamiut Ilaz Jahë Sahiti ishte një burrë i kohës me një traditë më se të pasur tradicionalisht me mikpritje dhe bujarë me miq shokë e vëllezër e bashkekombas e bashkefshatarë.

Shtepia e Ilaz Jahë Sahiti siq e quanin edhe më te vjetrit nga mosha e tijë Aga Ilaz, sepse dera dhe shtepia e tijë ishin të hapura për të gjithë ata që e donin punën dhe kishin nevojë të punonin, njëashtu ishte familje që merrej kryekëput me bujqësi dhe posedonte dhjetëra hektarë tokë buke , luadhe, bagëti etj. dhe nga e cila tokë përveq familjes së tijë të madhe ushqente edhe shumë familje të tjera që punonin tek ai. E tham këtë sepse asokohe Aga Ilaz posedonte edhe paisjet më të mira të kohës për punet e bujqësisë dhe nga angazhimi i familjes së tijë për punën angazhimin dhe pasurinë që krijonte ku me të cilën gjenin strehimin shumë nevojtarë dhe mu për këtë ai përherë ishte i urryer nga pushteti ku edhe në fund përfundon në burgun famkeq të Gjilanit dhe aty gjat qendrimit nga torturat dhe nga dhuna fizike Aga Ilaz e humbë të folurin dhe pas lirimit jeton edhe 20 vite por duke mos iu degjua kurrë më asnjë fjalë nga goja e tijë sepse më nuk mund të fliste. Ishte një personalitet ku për të cilin do mundohemi të e ndritim shembëlltyrën e tijë në shkrimet e radhës.

Sikur gjyshi i ut pra Aga Ilaz , ashtu ishte edhe babai i tijë Jahi Ilaz Sahiti i cili me traditë nga familja dhe me perkushtim për jetën dhe dashurinë e tijë ndaj njerëzve te vet , kombit e atëdheut dhe i frymëzuar nga burrëria dhe reputacioni i babait të vet dhe familjes në përgjithësi , ai ishte një personalitet i cili u arsimua edukua dhe jetoi me nderë dhe me perkushtim të jashtëzakonshëm ku puna e tijë ishte Hafëz dhe Imam ne disa fshatra te rrethit por edhe ne Budrikë. Personaliteti i tijë shquhet si një person i drejtë i edukuar i dashur dhe kombëtarisht i rrept sepse ligjerimet e tija ishin përherë me mesazh të qartë dhe shumë edukues. Për jetën , veprën dhe aktivitetin e Jahi Ilaz Sahiti-it do shkruajm një historik të veqant për të.

Image

Jahi Sahiti , pra ishte djali apo fëmiu i dytë sepse ishin gjithësejt 4 vëllezër,ku si fëmijë ishte më i dalluar me sharmin buzëqeshjën dhe dashurinë për njerëzit. Kreu shkollën fillore , te mesme dhe filloi studimet në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, Pra ishin nga gjeneratat e para nga Budrika qe morrën masovikisht për të studjuar. u një djalë i gjatë elegant dhe burrëror me sukses mbaroi studimet dhe në fund të viteve të shtatëdhjeta u punësua në Shkollën e Mesme në Gjimnazin “ Boro e Ramizi” tani “ Kuvendi i Lezhë” në Viti.Aty si i ri punoi profesor i lëndëve ekonomike disa vite dhe pasi që dallohej me aftësitë performance dhe punën e tijë profesionale angazhohet edhe ne fabrikën e madhe te njohur “VINEX” në Viti ku ne te cilen punoi deri ne largimin masiv nga puna të të gjithë shqiptarëve nga pushteti i atëhershëm serbosllav, dhe të gjithë u detyruan të gjejnë mundësinë për të mbijetuar pra gjeneratë e cila përjetoi situate makabre nga pushteti.Disa sosh iken në perendim , disa të tjerë gjindeshin si mundehin dhe Selamiu ndau fatin me shumicën e popullit mbeti në vendlindje dhe u angazhua në fillet e organizimit politik të lëvizjes gjithpopullore të kohës ku u morri detyra dhe pergjegjësi te caktuara në strukturat e organizimit politik ku aktiviteti i tijë ishte shumë i dukshëm dhe u bë njëri nga personat që pushteti dhe organet policore e kishin nën përcjellje dhe e mbanin në shënjestër. Sidomos aktiviteti i tijë merr form në angazhimin e tij sindikal që u mbajtën më datën 03.09.1990 dhe nga aty largohen nga puna dhe ndau fatin e më se 35 bashkfshatarëve që atëher ishin të punësuar nëpër institucione shkollore ekonimuke e komunale. Pasta fillon me Protestat masovike të shqiptarëve Protesta për Shkollën Shqipe Vendim I LASH-it I përkrahur nga intelektualët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës pasi që edhe shkollat u mbyllen dhe filluam organizimin paralel të jetës në shumë segmente ashtu edhe në arsim.

Manifestimi i ketyre protestave pati jehonë të madhe në qarqet mbrenda dhe jasht vendit ku Selamiu me më se mbi 70 persona nga Budrika morrën pjesë në qendra të ndryshme te Kosovës si në Viti, Ferizaj, Gjilan e Prishtinë të cilat protesta u mbajtën më 12 , 13 Tetor 1992. Pra emri i ut ishte i kërkuar nga organet e pushtetit sepse pushteti personat e kalibrit të tijë i kishte synim dhe vazhdimisht nën përcjellje.Nuk ngarednin sfidat per shqiptarët dhe njëashtu edhe Selamiut, Ishte person që e gjeje kudo ku kërkohej për ndonjë aktivitet për të mirën e lokalitetit dhe më gjërë, si ne organizime te komisionev ete ndryshme dhe ishte i angazhuar përherë dhe asnjehere nuk ndalej aktiviteti i tijë. Pra para gjat dhe pas luftes Selamiu ishte njëri ndër ata që vërtetë vlerësohej dhe posdedonte dhuntinë pë ta rrespektuar sepse kishte vlerat e një intelektuali. Sidomos gjat kohës së luftës e më konkretisht gjat periudhes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, ishte një kohë e frikës por edhe një dritë e cila ishte shumë afër që ta fitojmë lirine, dhe Selamiu ishte ne ballë ku përher i motivonte edhe familjen e edhe me gjere se duhet te bejme balle edhe këtë dhe se shpejti do lirohemi nga shkjau.

Image

Unë pasi që pata fatin të kam përgjegjësitë e udhëheqjes së LDK-së në mandatin e trete nga themelimi.Pra nga Viti 1997 deri në vitin 2001, pra në një periudhë më të vështirë se gjer më tani , kisha fatin që të konsultohem përherë me Selamiun i cili ishte shumë konstruktiv dhe real ku më këshillonte dhe secilin vendim të ç’farë do natyre qoftë, isha së pari në konsultim edhe me të përpos me kryesinë qe ishim një zëri. Por këtu me Selamiun e merrja edhe nje gadishmëri edhe më të fortë për të vepruar tutje. Njëri nga personalitetet te cilat vlenë dhe kemi cfar te themi ishte Selamiu i cili në një moshë krejtësisht të re dhe te pa pritur ndërroi jetë më datën 9 Prill 2008. Sot na mungon shembëlltyra e tijë prej një personi të dashur të urtë dhe shumë intelektual dhe profesionist ku nga i cili u edukuan gjenerata e të cilët e kujtiojnë si një profesor i rrespektuar dhe i çmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat