Matrapazët tradhëtuan apet!...

Kultura

Matrapazët tradhëtuan apet!...

Nga: Sami ARIFI Më: 22 tetor 2021 Në ora: 10:13
Sami ARIFI

Si ajri e tërë gjithësia,

dritë e bëri Perëndia!

U shkri n’votër si qiri,

alarmojë Botën për liri!

Gjeni tij prap u shtua,

besnikria s’la kurrë për t’u shua!

 

U përtri n’emër t’parit t’njerëzisë,

me emrin e Perëndisë!

T’pellazgo, iliro t’shqiptarisë,

u fuqizua me besën e Zotit!

N’frymën e beut t’Kastriotit

 

U përjetësua trimi n’amshim!

u gjallëruar n’vendin tim!

Shkëlqej ndër ne dritë,

për popullin lindi e re ditë!

Ca donë prapë për t’shpëtuar,

si më parë që kishin tradhëtuar!

 

Tradhëtia s’mund trimit t’i humbi farë,

as atëherë as tani pët t’parë!

Faqezitë n’tinzi n’peshore matën,

nuk sjellin ditë por bijnë natën!

Kështu na ndodhi me votë n’shtet,

matrapazët tradhëtuan apet!...

Kryetar bëhen n’qytet...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat