Bisedë me engjëllin e ashpër

Kultura

Bisedë me engjëllin e ashpër

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:39
Sulejman Mehazi

Sonte  se ndiej veten rahat, kurrë gjatë jetës sime s'kam qenë më i poshtëruar, nënçmuar e ofenduar sesa gjatë kësaj nate, edhe atë, turpi madh, para engjëllit të Zotit. Kurrë s'kisha parë kësi qenie të çuditshme qiellore. Sapo m'u afrua më tha: "Zoti më ka dërguar të ju këshilloj se si duhet vepruar ndaj politikanëve e pushtetarëve të padrejtë"

Sa i këndshëm ishte takimi, e sa e trishtueshme ishte biseda me engjëllin e ashpër të qiellit.

Kurrë s'kisha menduar se do vijë e do bisedojë me mua mëkatarin e tokës një qenie qiellore.

Kurrë s'kisha menduar se engjëlli i Zotit do vijë e do më plagos më këto fjalë:

A s'ju vjen mbare juve intelektualëve që jeni bërë kukulla barbi para funksionarëve e pushtetarëve tuaj, ku mbeti dinjiteti juaj intelektualë e moral, ku mbeti besimi, patriotizmi e kombëtarizmi juaj, ku mbeti dashuria juaj ndaj gjuhës e traditave tuaja fetare e kombëtare. Të gjithë jeni bërë përkulës jo të Zotit të Madhërishëm, po të partive politike. Ua dhj..fsha shkollat tuaja të pavetëdijshme, të padinjitetshme e të pamoralshme pa një farë fije e shije atdhetarizmi.

Keni marrë në qafë popullin me heshtjet tuaja përkrahëse partiake, ju në vend që ta frymëzoni rininë me ndjenja dashurishë, bëni të kundërtën; ku mbeti intelektualizmi juaj?, ku i keni lënë gjurmët tuaja?, po gjurmët tuaja nacionale ua keni falur partive politike. Shikoni profesorëdërëtë, juristët, mjekët, arsimtarët të gjithë pësëistë, lëdëistë, pëdëkistë, aakistë, bëdëistë të shitur për çik interesi.

Të gjithë intelektualët të djallëzuar, kundër rinisë sonë të zgjuar. Pengesë kryesore e jetës së mirë e të lumtur jeni ju intelektualë hipokritë. Në vend që popullatën tuaj ta frymëzoni për jetë të re, të freskët, të guximshme e me dije, ju ua mësoni nështrimin, përkuljen e robërinë. Ua dh...sha shkollat tuaja të padinjitetshme, më tha më në fund engjëlli i qiellit dhe iku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat