E njeh Zarathustren?

Kultura

E njeh Zarathustren?

Nga: Fatmir Lohja Më: 27 tetor 2021 Në ora: 07:15
Fatmir Lohja

Nga ora nëntë po prisja zotni treknikun për riparimin e lavatriçes. Sa herë më merrte nusja,nëse erdhi në shtëpi tekniku, menjëhere merrja  në telefon teknikun. Përgjigjja në kthim ishte e njëjtë:”Sapo nisem”. Rreth orës trembëdhjetë më në fund arriti në shtëpi. Më ra në sy ,se ishte me duar në xhepa, e pak i djersirë.

Sa hyri në shtëpi, më kërkoi ta qerasja me raki. Mundësisht të ishte  ballë kazani, se të fortën e  pëlqente  shumë .Bëra sikur nuk e dëgjova. Me ato nerva pritje, vetëm për raki nuk më shkonte  mendja. E drejtova nga nevojtora, për të parë lavatriçen.

- A je shqiptarë? A i din traditat? Shtëpija e shqiptarit është e Zotit, edhe mikut!- më vjen zëri nga pas.

Kur ktheva kokën, e pashë se nuk më  ndoqi , për të bërë punën.

-  Eja! Këtu ështe lavtriçja!- e i tregoj me dorë derën e banjos.

  • Pos piva raki,  më dridhen duart,- ma preu me urdhër.
  • Hape derën ! Dhe ik sa më shpejt,edhe më larg!-i them me ton.

- Mirë e ke! Ta shohim njëherë! - e ktheu në vend.

E pashë mirë, se lavtriçja nuk i pëlqeu .Shtypi butona të ndryshëm. E vërejti para,mbrapa, anash.

- Çfarë ka lavatriçja?- më pyet papritmas.

  • Nuk punon,- i përgjigjem si i zënë në faj.
  • Pse nuk punon?
  • Nuk e di, kjo është arsyeja pse  u kam thirrë,- i kthehem me ton
  • Si nuk e di?
  • Nuk e përdor unë lavatriçen, është nusja që merret me te.
  • Ku i ke veglat?
  • Per çfare veglash flet?
  • Si ta hap unë lavatriçen?
  • A je teknik lavatriçesh?
  • Po.
  • Nuk ka mundësi. Një teknik pa çantën e veglave në dore, për mua nuk ka koncept profesional.  Te kam pritur katër ore, e ti më vjen me duar në xhepa,  dhe më kërkon llogari. Me ke tallesh ti?- më hipi keq.
  • Nuk kam çfarë t’i bëj lavatriçes. Kjo është e kohës së babaqemos,-  ma kthen me  trimëri.
  • Si t’i them nuses?

- A të e di ti.

M’u mbush mendja plotësisht, se nuk kisha gjë në terezi. Katër orë pritje shkuan dëm atë ditë. Nuk fitoja gjë me nxehmje. Mendova se me humor do ta nxirrja të keqen jashtë.

- E njeh Zarathustren?- e pyes papritmas.

  • Si  emër i dëgjuar me duket. Nga është zotëria?
  • Nga anët tona.
  • Jam qytetar. Nuk i njoh katundarët, - ma ndërpreu fjalën.
  • I ka thënë  fjalet në qytetin lopa laramane.
  • Për  çfarë dreqin shquhet miku yt?
  • Të pyeta çfarë t’i them nuses, për punën tënde, ma ktheve se e di unë. Zarathustra na këshillon:” Te gruaja gjithçka është enigma ;gjithçka te gruaja ka një zgjidhje; ajo quhet shtatzani.”Pesë enigma i kam zgjidhur me gruan time. Tani që është me menopauzë, nuk kam më zgjidhje. Si t’i them unë i mjeri, që nuk u rregullua lavatriçja?
  • Bleji një të re, se bie për dhjetë vite rehat.
  • Nuk pranon të re. Do vetëm këtë tip lavatriçe , se ia ka marrë dorën në përdorim.

- Nuse të re nuk mund të bie. Ika. Ika.Nuk po me rrihet pa ta thëne.Mos rri më me   katundarin me emër të veshtirë, , se  qënka më  marrok se ti ! -  hapi derën me shpejtesi, dhe fluturoi jashtë.

Më kapi një gaz i marrë në çast. Nuk më zgjati shumë humori. U kujtova, se kur të vijë gruaja në shtëpi, ka për të plasur një shamatë e madhe, se pse nuk është rregulluar lavatriçja.

Fatmir Lohja

Tiranë, më 27.10.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat