Ymrije Beqiri: Udhëtim brezash për atdhe

Kultura

Ymrije Beqiri: Udhëtim brezash për atdhe

Nga: Zymer Mehani Më: 28 tetor 2021 Në ora: 08:15
Libri

Ky libër monografik, kushtuar atdhetarit Bajram Zena është edhe një kontribut i çmueshëm dhe i pamohueshëm i shkrimtares dhe publicistes së shquar nga Vushtrria Ymrije Beqiri, dhënë kulturës dhe historiografisë sonë kombëtare. Po ashtu, ky libër monumental, është edhe një përpjekje e mirë dhe e qëlluar e autores Beqiri për të vënë në pah vlerat dhe rëndësinë e shkrimeve me karakter historiko-heroik për figura të rëndësishme, siç është edhe
Bajram Zenë-Mehaj i Prekazit, i cili e kaloi një jetë të tërë me pushtuesit serbosllavë në përpjekje dhe luftë për çlirim.

Pra, pena e autores Ymrije Beqiri edhe në këtë monografi është po aq e fortë sa edhe arma e luftës. YMRIJE BEQIRI është lindur në vitin 1971, në Dubovc të Vushtrrisë, Kosovë. Sot ajo jeton dhe vepron në Vushtrri. Qysh në mësimet e shkollës fillore nisi të merrej me shkrime, kryesisht me poezi. Poezitë e saj kanë përmbajtje dhe tematika të ndryshme për jetën, vendlindjen e saj, qytetin e vjetër, por më së shumti u përkushtohet poezive për fëmijë. Përkushtimi i palodhshëm me fëmijët në kopshtin Foleja në Vushtrri, është burim i pashtershëm frymëzimi. Për vargjet e saj. Veprat e botuara: 1.Në kufijtë e harresës (poezi); 2.Na bashkoi poezia (grup autoresh); 3.Të dashurosh nuk është mëkat (poezi); 4. Ndryshe ëndërrova (poezi): 5.Gjurmët e një luaneshe (poezi): 6.Koha e eklipsit (poezi); 7.Përtej mallit tim (poezi) etj. Është përfaqësuar edhe në shumë revista dhe nderuar me shume çmime kombëtare e ndérkombetare.

Besnike ndaj së vërtetës…

Autorja Ymrije Beqiri në shkrimet e saj është besnike ndaj së vërtetës dhe e pakompromis me mashtruesit, gënjeshtarët dhe labilët. Kur është fjala për vlerat e humanizmit dhe të atdhetarizmit, kjo autore përherë e vë në pah shpirtin e saj luftarak prej atdhetareje të denjë. Asnjëherë s’mburret me veprat e saj letrare dhe publicistike, por po ashtu asnjëherë nuk hesht ndaj intrigantëve, manipulatorëve, gënjeshtarëve etj. etj. të cilët i demaskon me forcën e argumentit dhe me fuqinë e fjalës së vërtetë, që shkrimeve të saju japin gjallëri dhe vlera të pakontestueshme. Vërtet, duke pasur për argument të gjitha këto shkrime, që e përbëjnë këtë libër monografik, kushtuar atdhetarit Bajram Zena shkrimtaren dhe publicisten Ymrije Beqiri lirisht mund ta quajmë furtunë të pandërprerë, stuhi tropikale, të fuqishme dhe të shpejtë, që po lë gjurmë të pashlyeshme në letrat tona shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat