Ambasada e Kosovës në SHBA e emocionuar për premierën e Zgjoit në New York

Kultura

Ambasada e Kosovës në SHBA e emocionuar për premierën e Zgjoit në New York

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:44
Zgjoi

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikë ka bërë të ditur se janë të emocionuar për premierën e filmit me regji të Blerta Bashollit “Zgjoi” në New York.

Në postimin e publikuar në rrjetin social Facebook bëhet thirrje që të blihen sa më shumë bileta për ta parë këtë film.

“Jemi të emocionuar për premierën e Zgjoit që fillon nesër!

Mos harroni t’i merrni biletat tuaja dhe të ftoni miqtë tuaj të shkojnë për të shikuar hyrjen zyrtare të Kosovës për Çmimet e Akademisë, dhe fituesin e trefishtë të çmimit Sundance – Zgjoi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat