Ritakimi

Kultura

Ritakimi

Nga: Dibran Demaku Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 20:52

Eja 

eja moj te shkreten

se na dogji malli

mbetur kemi vetem

si peshku tek zalli

mbetur kemi vetem

si peshku tek zalli

eja moj te shkreten

se na dogji malli

eja moj te shkreten

se na dogji malli

si peshku tek zalli

mbetur kemi vetem...

Ritakimi

në cilën çelizë shpirti mori nismë tatpjeta

e një ndjenje të ngulitur në shpirt e në zemër

apo ishte e thënë apo e shkruar nga vetë jeta

që një ditë ti të ikësh me një brengë në zemër

në cilën pjesë të trurit u vizatua urrejtja

për yllin e ylbertë të një ëndrre të ndritur

apo largësia dhe pamundësia ushqyer nga brejtja

morën rrugë të pakthimit në drejtim të pa ditur

në cilin yll polar do të ndodhë ritakimi

në botën e këtejme apo të përtej varrit

apo gjithçka ishte vetëm një çast mashtrimi

në ëndrrën e shpifur apo buzëqeshjen e të marrit...

Valë e ngrohtë mesdheu

pulëbardhë e strukur në cep atdheu

ëndërr e bardhë e çdo mëngjesi

valë e ngrohtë e nisur nga mesdheu

të shtrëngon tek trupi të shtrëngon tek mesi...

Nuk është më

nuk është më as shtëpia

nuk është më as qershia

nuk është më as rrugica

nuk është më as misërnishtja

ku më prisje dhe të prisja

nuk është më as as molla

nuk është më as shkolla

nuk është më as belholla

nuk janë më as buzët e holla

veç ca kujtime me pluhur e njolla...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat