Eja sërish

Kultura

Eja sërish

Nga: Dibran Demaku Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:14
Dibran Demaku

Premtoji të gjitha çfarë duhet premtuar
pranoji të gjitha çfarë duhet pranuar
kujtoji të gjitha çfarë duhet kujtuar
harroji të gjitha çfarë duhet harruar
veç ëndrrën shpirtërore mos e vdis zgjuar

dhe eja sërish me diellin e aguar
dhe eja sërish nën qiellin e praruar
dhe eja sërish ti o syri i shkruar
dhe eja sërish të të mbaj në duar
në ëndrrën e këputur asnjëherë të shuar

se jeta nuk është vetëm një rrjedhë lumi
se jeta nuk është vetëm një ëndërr gjumi
se jeta nuk është vetëm një fluturum pëllumbi
se jeta nuk është vetëm një krismë plumbi
nganjëherë është e ngjizur keq në lloj lloj brumi...


Sa herë më merr malli

sa herë më merr malli
të ndjejë prekjen tënde
dal e zbres tek zalli
në krahët e një ëndrre

dal e zbres tek zalli
në krahët e një ëndrre
sa herë më merr malli
të ndjejë prekjen tënde...


Mos u gëzo o i gëzuar mos u hidhëro o i hidhëruar *

herë më ndeshe herë të ndesha
herë qava e herë qesha

herë të ndesha e herë më ndeshe
herë qave e herë qeshe

herë më prite e herë të prita
një minutë zgjati dita

herë të prita e herë më prite
ëndrra këputej në teh drite

botë e madhe rrypa-rrypa
herë më hype e herë të hypa

herë më hype e herë të hypa
veç një lekë bënte kripa...

mos u gëzo o i gëzuar
mos u hidhëro o i hidhëruar...

*popullore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat