Ai lindi përsëri

Kultura

Ai lindi përsëri

Nga: Mehmet Rrema Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 23:22
Mehmet Rrema

E maste moshën e tij

Me mallin që kishte për vendlindjen

Malli shtohej dhe mbushte horizonte e paanë

E ai prapë thoshte: ditët e mia ia falsha Atij

 

Me këtë rit u falej yjeve, me këtë priste mëngjesin

Të vinte bashkë me ëndrrën e ditëbukurës

Ngarkuar me shpresë se pëllumbi korrier

Një ditë do të vinte në dritare, me fjalën e madhe

 

Dhe ai shikonte se si në çdo ditë të re

Në sytë e ndritur të shpirtit të përmalluar

Atdheu, mbushte çdo hapësirë, dhe bashkë

Me kujtimet e bukura, mallin ia mbanin zgjuar

 

I thanë se atdheun ta dogji barbari

Kullat e gurta, i kthyen, në tym dhe hi

Në shpate e fusha më nuk mbin bari

Ai i pa, dhe buzëqeshi me ironi.

 

Shekuj pa mëshirë trupin ma kanë kafshuar

Barbarët vijnë e shkojnë si bishat në stuhi

Shekulli shpejt do të vijë t'më bij në gjunjë

Atdheu im, këtu do të qëndroi në përjetësi

 

Malli fryhej në shpirtin sa më nuk duroi

Mblodhi kujtime dhe gjithçka të mirë që pat

Në krah zgalemi dallgët si rrufe i përshkoi

U kthye te rrugica me gurë ku pat ecur me vrap

 

U ul në gjunjë para gurit ku sa herë qe rrëzuar

E puthi me mall, me zjarr dhe dashuri

Në krua piu ujë të ftohtë me grushta si dikur

Përshëndeti horizontet dhe tha:- Linda përsëri

 

ISHTE SHOKU IM, AI BARI

Kush e takoi atë bariun më shpat

Ishte duke i rënë fyllit

Zogjtë në degë qenë mbledhur dhe heshtnin

Isht shoku im ai bari, e dini?

 

Mali e kthente jehonën e melodisë

Bashkë me jehonën i përcillte emocionet

Kush e takoi për herë të fundit bariun e mirë

Ishte shoku im, ai bari e dini?

 

Nuk dëgjohet më fylli në kodër

Ku shkoi bariu i mirë, kopenë ku e la

Nga mali nuk vjen johnë, vijnë vetëm psherëtima

Ishte shoku im ai bari, e dini

 

Aroma e bukës dë thekur atje në kodër

Ka kohë që nuk dëgjohet

Zilet dhe këmborët heshtin, heshtur, zëri bariut

Ai bari, ishte shoku im i mirë,e dini

 

Zogjtë nëpër gegë duken si të lodhur

Shumë syresh nuk vijnë më tek gurra

Edhe gurgullima e gurrës ngjan si rënkim

Ai bari zemërbujar, ishte shoku im

 

RRUGËTIMI I FJALËS

Rrugë të gjatë bëre shekujve fjalë

Herë të quajtën të urtë, herë të ashpër

Të drejtë, të gënjeshtër të mprehtë

Të quajtën dredharake plumb e shpatë

 

Nuk dihet kur dhe ku linde për së pari

Nuk dihet në linde bashkë me njeriun dhe si

Por ju veshe fytyrës së tij dhe nuk ju ndave

Pamjen tënde i dhe e zbukurove a shpëfytyrove

 

Shpesh kalove nëpër labirinte e të ngushta

Nëpër gjirize të ndyta u ktheve në shushunjë

Thithe sa mundem në lëngun e zi të smirës

E shpejt u bëre pronë e gjuhës ku ligësi mbolle

 

Shumë të panë me urën e ndezur në dorë

Duke i vënë zjarrin kështjellës së dashurisë

Apo me kazëm në krah pa mëshirë i shembe

Kullat e bukura strehë e ëmbël e lumturisë

 

Por, kur kokëulur dole, mendjen duke pyetur

U ktheve në fanar në brigjet rrahur nga dallgë

Udhën ua tregove detarëve në netët me furtunë

Ndërsa ata kërkonin bregun e ndritur të shpresës

 

Nga larg zbrite, shekujsh, fjalë, dhe nuk u lodhe

Ende nuk dihet, sa rrugë të gjatë ke përpara

Të lutem; para se të kalosh tridhjet e dy ushtarë

Hidhe në flakë valixhen e mbushur me smirë.

commentFirst article
Fjalë kyçe Viti Përsëri lindi e moshën e tij Me mallin që kishte për vendlindjen Malli shtohej dhe mbushte horizonte e paanë E ai prapë thoshte: ditët e mia ia falsha Atij Me këtë rit u falej yjeve me këtë priste mëngjesin Të vinte bashkë me ëndrrën e ditëbukurës Ngarkuar me shpresë se pëllumbi korrier Një ditë do të vinte në dritare me fjalën e madhe Dhe ai shikonte se si në çdo ditë të re Në sytë e ndritur të shpirtit të përmalluar Atdheu mbushte çdo hapësirë dhe bashkë Me kujtimet e bukura mallin ia mbanin zgjuar I thanë se atdheun ta dogji barbari Kullat e gurta i kthyen në tym dhe hi Në shpate e fusha më nuk mbin bari Ai i pa dhe buzëqeshi me ironi. Shekuj pa mëshirë trupin ma kanë kafshuar Barbarët vijnë e shkojnë si bishat në stuhi Shekulli shpejt do të vijë t'më bij në gjunjë Atdheu im me zjarr dhe dashuri Në krua piu ujë të ftohtë me grushta si dikur Përshëndeti horizontet dhe tha:- Linda përsëri ISHTE SHOKU IM AI BARI Kush e takoi atë bariun më shpat Ishte duke i rënë fyllit Zogjtë në degë qenë mbledhur dhe heshtnin Isht shoku im ai bari e dini? Mali e kthente jehonën e melodisë Bashkë me jehonën i përcillte emocionet Kush e takoi për herë të fundit bariun e mirë Ishte shoku im ai bari e dini? Nuk dëgjohet më fylli në kodër Ku shkoi bariu i mirë kopenë ku e la Nga mali nuk vjen johnë vijnë vetëm psherëtima Ishte shoku im ai bari e dini Aroma e bukës dë thekur atje në kodër Ka kohë që nuk dëgjohet Zilet dhe këmborët heshtin zëri bariut Ai bari ishte shoku im i mirë e dini Zogjtë nëpër gegë duken si të lodhur Shumë syresh nuk vijnë më tek gurra Edhe gurgullima e gurrës ngjan si rënkim Ai bari zemërbujar ishte shoku im RRUGËTIMI I FJALËS Rrugë të gjatë bëre shekujve fjalë Herë të quajtën të urtë herë të ashpër Të drejtë kur kokëulur dole mendjen duke pyetur U ktheve në fanar në brigjet rrahur nga dallgë Udhën ua tregove detarëve në netët me furtunë Ndërsa ata kërkonin bregun e ndritur të shpresës Nga larg zbrite dhe nuk u lodhe Ende nuk dihet sa rrugë të gjatë ke përpara Të lutem; para se të kalosh tridhjet e dy ushtarë Hidhe në flakë valixhen e mbushur me smirë.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat