Vdes aktorja e njohur Edi Luarasi

Kultura

Vdes aktorja e njohur Edi Luarasi

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:21
Aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi

Aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Njoftimin e ka bërë të ditur, djali i saj, Eldon Luarasi përmes një postimi në Facebook.

Edi Luarasi lindi në Tiranë më 7 maj 1940. Luarasi ka debutuar në skenë në moshë të re.

Image
Aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi

Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor.

Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Image
Aktorja, Edi Luarasi dhe regjisori, Mihal Luarasi

Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz në rolit e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat