Gjergj Kastrioti në epokën e tij arriti të bashkonte Dardaninë dhe krahinat tjera Iliro-arbërore

Kultura

Gjergj Kastrioti në epokën e tij arriti të bashkonte Dardaninë dhe krahinat tjera Iliro-arbërore

Nga: Gjon Keka Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Në kohën e Gjergj Kastriotit trojet arbërore mbanin vulën e trojeve iliro-arbëore, prandaj edhe kuvendi i Lezhës i 2 Marsit të vitit 1444 u quajt Kuvend i fisnikëve iliro-arbëror.

Pokështu edhe qytetet tjera të lashta ,më saktësisht kryeqyteti i asaj kohe Kruja mbante emrin e një nga qytetet apo vendbanimet e Ilirëve. Këtë e përforcojnë edhe shumë dokumente historike se në atë epokë të ndritur të arbërorëve ,pra epokën e Gjergj Kastriotit Arbëria kishte nxjerrë më shumë se kurrë imazhin e asaj Arbërie të lashtë që mbante vulën e paraardhësve të vetë pellazgo-ilirë. Ndërkaq Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që donte më çdo kusht rikthimin e kufijëve të lashtë e të natyrshëm të gadishullit Ilirik, respektivisht kufijëve iliro-arbëror europian.

Për të parë se kjo vërtetë ishte ashtu ,kështu tregojnë edhe dokumentet si nga udhërpërshkuesit e studiuesit e ndryshë europian sikur që shkruante një udhëpërshkues e studiues në vitin 1826 si vijon:

“Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu ,i cili në fakt është më i famshmi nga të gjithë, jo vetëm riktheu të gjitha krahinat ilire, të cilat më parë përbënin prefekturën Prevalitane...së bashku me tokën e Dardanëve, që ishin atëherë në atë që është sot deri në rrethet e Prizrenit,por ai bashkoi gjithashtu pjesën më të madhe të Epirit të lashtë me shtetet e tij.“ Madje për ta bërë edhe më të bindshme këtë, edhe vetë historiani bizantin ,Leonik Chalkokondili si një bashkëkohës i Gjergj Kastriotit në një dokument historik të botuar në vitet 1514/30 e quante Krujën e Gjergj Kastriotit si një vend e qytet të Ilirëve.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat