Cikël poezishë për dhjetor

Kultura

Cikël poezishë për dhjetor

Nga: Enver Sahiti Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 06:36
Enver Sahiti

Muza e poetit

===========

Poezia është një lule

Në kopshtin e poetit

Lule në fusha të blerta

Me kolorit të vetin.

 

Lule lloje të ndryshme

Me erë të shumta fare

Të rritura nëpër vazo

Të mbajtura në dritare

 

Në ato lule bletët

Përherë e shuajn mallin

Ndalen te më të bukurat

Dhe aty marrin nektarin.

 

Secili nga ne që shkruajm

Kështu e bëjmë vargun

Për lulet tona -poezi

Me shkronja ia japim hakun..

 

Lulëkuqeve të lirisë

=============================

Si kopshti me lule,

lulëzon në çdo pranverë.

Aromë të këndshme ke,

si trëndafili me shumë ngjyrë.

 

Rri lulëkuqe e bukur,

nuk të këput asnjëri.

Ju ujisim me buzëqeshje,

na dhatë jetë, na bëtë liri.

 

Pushoni të qetë,

në kopshtin që ndërtuat vet.

Do të jemi të pëkushtuar,

t'ju kujtojmë për jetë.

 

Erë e bukur e lules sime

===================

Sikur flladi n’puhizë mëngjesi

N’përqafim me njat freski

Me gjelbrimin në mes të verës

Na ngrohë zemrat mua dhe ty

 

Je një lule në kopshtin tim

Me një aromë të këndshme prore

Në ç’do stinë ,dimër e verë

Përherë erë lule më dhurove.

 

Kalojnë ditë , stinë e vite

Ti asnjëherë nuk ndale erën

Ç’do ditë të bukur ma bëre mua

Përher me ty e ndjejë pranverën.

 

Erë e bukur e lules sime

Që nuk vyshkesh asnjëherë

Sa të jemi në këtë jetë

Ti prap mua më sjellë pranverë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat