Martesë e dështuar

Kultura

Martesë e dështuar

Nga: Ilir Muharremi Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:10
Libri

Në romnain “Ti” të Ilir Muharremit, flitet për martesën e një çifti i cili vuan shumë nga problemet e ndryshme që ju shfaqen.

Problem kryesor i martesës së tyre të dështuar është përdorimi i drogës nga të dy personazhet, andaj martesa e tyre gjithmonë luhatet. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

“U ktheva në Shkodër. Unë dhe Maria u martuam. Më pas shkuam ta festonim. Dukeshim sikur dy gjëra më të bukura në botë dhe askush nuk e vinte re këtë. Lumturia jonë ishte e madhe. Maria, dashuria ime filloi të më tregonte për një banesë të re që e kishte marrë në Tiranë.

Ajo e kishte planifikuar mirë martesën tonë. Shkuam në Tiranë dhe gjatë gjithë rrugës në autobus përqafoheshim dhe shtrëngoheshim. Ndieja aromën e flokëve të saj, atë aromë që ma kujtonte takimin tonë të parë. Qielli atë ditë ishte shumë i pastër, por nuk kishte ndonjë shkëlqim...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat