Drangojtë luftën kurrë se ndalojnë!

Kultura

Drangojtë luftën kurrë se ndalojnë!

Nga: Sami Arifi Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:08
Sami Arifi

Hasan Prishtina lëshon kushtrimin,

për liri armiqve t’ju vejmë tymin!

Idriz Seferi n’Grykë t’Kaçanikut me shqiptari,

ndalonë osmanët brenda për t’mos hy!

Këtu jemi ne s’duam pushtues,

n’vendin tonë jemi çlirues!

N’Caralevë nga Isë Boletini,

edhe atje u lëshuar kushtrimi!

Dytë drangojtë po luftojnë,

kulçedrës rrugën ia ndalojnë!

Pas një kohe me tridhjetë mijë,

Hasan Prishtina n’Shkup është hy!

Me forcë t’popullit vilajeti u çlirua,

mbarë kombi u madhërua!

Kulçedrat sllave kurrë s’u ngopën,

n’trojet shqipe veç zi sollën!

Por s’ndalen kurrë shqipet e malit,

për t’i sjellë liri vatanit!...

Drangojtë luftën kurrë se ndalojnë,

gjerësa kulçedrën ta shkatërrojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat