Prap u dhjetëfishua!...

Kultura

Prap u dhjetëfishua!...

Nga: Sami Arifi Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Sami Arifi

Gjëmon deti,

malet po ushtojnë!

Për trojet shqiptare,

drangojtë po luftojnë!

Shqiptarëve;

për t’ju coptuar trojet,

krejt janë bërë njëanë!

S’përfilin vullnetin as t’Zotit,

që shqiptarët bashkë i ka lënë!

Për drejtën historike n’trojet e mia,

brez pas brezi na la Perëndia!

Etniciteti ynë ishte dhe s’u shua,

përkundër shfarosjes ai u dhjetëfishua!

Gjerë sa ka armiq,

prap do t’ketë drengojë!

Gjerë sa shqipja jonë;

Trojet t’i bashkojë!

Ta largojmë kulçedrën;

që na bëri zi!

T’jenë t’lira shqiponjat;

për t’ndërtuar shtëpi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat